Lidhu me ne

Mix

Intoleranca ushqimore, shkaku i fshehur i fitimit të peshës

Nëse do të donit të ishit në peshën tuaj optimale dhe të konsumonit ushqimet më të shëndetshme në botë, çfarë do të ju duhej të konsumonit: vezë, omletë vegjetariane, kos natyral pa yndyrë apo proteina me kalori të ulëta?

Ky është regjimi që ndjek pjesa më e madhe e atyre që merren me humbjen e peshës. Kam më shumë se 17 vite që punoj me shumë klientë mbipeshë, duke përfshirë disa nga personazhet më të njohur të shoë biz-it shqipëtar. Shumë të shpesh këshilla ime ka qenë: kujdes dhe me ushqimet që vërtet janë të shëndetshme, pasi mund të jenë këto ushqime pengesa e qëllimit tuaj. Shumë shpesh ndodh që mbipesha nuk ka të bëjë me kaloritë, me yndyrnat, me proteinat, me karbohidratet apo me aktivitetin fizik.

Sigurisht, që këto përbërës janë shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për një mirëqenie trupore dhe një trup të shëndetshëm. Por ndodh, dhe jo rradhë kjo që ju mund të jeni mjaft të kujdesshëm t’i numëroni kaloritë, t’i reduktoni ato në maksimum, dhe ju nuk do të humbisni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime që trupi juaj nuk mund t’i përballojë.

Çelësi ndaj humbjes në peshë është shmangia dhe kapërcimi i intolerancës ushqimore.
Nuk do të humbni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i përballojë.
Intoleranca ushqimore është një sërë përgjigjesh psikologjike që trupi juaj ka ndaj llojeve të caktuara të ushqimeve. Këto përgjigje të trupit nuk kanë fare lidhje me at që japin alergjitë. Pjesa më e madhe e njerëzve rezultojnë negativë ndaj alergjive ushqimore, por pjesa më e madhe ka të paktën një lloj ushqimi si intolerancë ushqimore por ka njerëz të tjerë që kanë disa ushqime që nuk janë tolerante për trupin e tyre.

Simptomat e intolerancës ushqimore variojnë nga një person tek tjetri, por më të zakonshmet janë fryrja, gazërat, tretja, lodhja, bllokimi mendor, acarimi, ndryshimi i humorit dhe shtimi në peshë. Nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i tolerojë, ju keni mundësi që të fitoni peshë, të ndiheni të fryrë dhe të dukeni më të vjetër sesa mosha juaj aktuale.

Pjesa më e madhe e njerëzve injorojnë përgjigjet e trupave të tyre ndaj ushqimeve që hanë, ose ndoshta ato kërkojnë për mënyra që të maskojnë simptomat. Por fitimi i peshës, fryrja dhe lodhja nuk janë vetëm fakte të mërzitshme të jetës. Ato janë mënyrat e trupit tuaj për të treguar që jeni duke ngrënë ushqime që nuk janë të shëndetshme për ty.

Në momentin që do të shpëtoni nga ushqimet që trupi juaj nuk mund t’i përballojë, përdorni ushqime që ju shërojnë dhe suplemente dhe jepini trupit tuaj mundësinë për t’u shëruar nga ajo që keni shtuar në mënyrë të paditur, pasi ju keni mundësi që të shtoni në peshë, të merrni peshë dhe të vuani nga plakja e parakohëshme. Kjo do të ju ndihmojë të ndiheni më të freskët dhe më të motivuar.

Ndoshta trupi juaj është i stresuar nga ushqimet që keni përdorur me përmbajtje të lartë sheqeri, sheqerëra artificialë si dhe nga ushqimet e përpunuara, të cilat kanë predispozitë që të përmbajnë intolerancë ushqimore (IU) të lartë si : sojë, drithëra dhe gluten.

Ndoshta ju keni mbajtur një regjim të dukshëm të shëndetshëm, të ulët në yndyrna dhe në karbohidrate por asnjëherë nuk keni kuptuar që të gjitha përpjekjet tuaja të shëndetshme janë duke u sabotuar nga kosi (edhe pse pa yndyrë), por me IU të lartë, vezët (edhe pse të pasura me omega 3) dhe drithërat (edhe pse mund të jenë drithëra integrale).

Si mund ta dalloni që ju po keni probleme me intolerancën ushqimore? Testi im do të ishte ky:

– A keni qenë shpesh prehë e efektit yo – yo të dietave( pra keni humbur ca kilogramë dhe i keni marrë menjëherë ato kilograme sapo e keni ndërprerë dietën?
·- A keni tentuar shpesh të humbisni peshë por keni rezultuar të pasuksesshëm në këtë sfidë?
– A përjetoni shpesh pas të ngrënit shqetësime, siç janë fryrja e barkut, gazra apo mostretje të ushqimit?
· Edhe pse ju nuk konsumoni asgjë, ju përsëri e keni shumë të pamundur të humbisni peshë
· A ndiheni ose dukeni më të vjetër seç jeni në të vërtetë?

Nëse përgjigjia e vetëm njërës prej tyre është po, keni shumë mundësi që keni ngrënë shumë ushqime problematike me IU të lartë dhe që kanë shumë mundësi që të përkeqësojnë intolerancën ushqimore.

Zgjidhja ime është : ndaloni së konsumuari ushqime me IU të lartë dhe zëvendësojini ato me IU të ulët që kanë shumë më pak mundësi që t’ju shkaktojnë intolerancë ushqimore. Nëse mund të ndërprisni 7 ushqimet me intolerance ushqimore IU të lartë( gluten, laktoze, soje, kikirika, vezen, sheqerin apo sheererat artificiale) për vetëm 3 javë ju do të shihni humbje në peshë dhe rezultate shumë të mira që do të ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni mrekullisht mirë.

Nëse këto yndyrna të ulëta, karbohidrate të ulëta ose dieta të pasura me proteina kanë funksionuar për ju në të shkuarën, ju do të duhej të ishit në peshën tuaj optimale?

Ka një arsye që qasja ndaj këtyre ushqimeve nuk funksionon – dhe ka një arsye që dieta e intolerancës ushqimore funksionon më së miri.

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook