Në vend që çamçakëzi të përfundojë në gojën tonë, ndodhë shpesh që ai të përfundojë në stomak si pasojë e gëlltitjes, e cila është edhe arsyeja pse prindërit shpesh bëjnë drama të ndryshme nga frika.
Megjithatë, a ka vërtetë arsye për shqetësim nëse çamçakëzi përfundon në stomakun e fëmijëve tanë?
Këtu janë disa përgjigje që do të zgjidhin dyshimet tuaja:
*A mund të tretet çamçakëzi?
Çamçakëzi në trupin tonë nuk mund të tretet plotësisht. Ndërsa përbërësit e tillë si sheqeri dhe ëmbëlsues tjerë, trupi i njeh dhe i zbërthen, ndërsa pjesa tjetër mbetet në copëza. Edhepse kjo mund të tingëllojë si diçka e rrezikshme dhe shqetësuese, çamçakëzi i patretur përfundon ashtu si edhe përbërësit tjerë të patretshem, si lëvorja e frutave apo bërthamat, kështu që trupi do ti largojë përmes lëvizjeve të zorrëve.
*A mund që çamçakëzi të ngjitet për stomakun?
Shqetësimi më i madh i prindërve është se çamçakëzi mund të ngjitet në murin e fytit apo në stomak. Megjithatë, për dallim nga pasojat e pakëndshme të ngjitjes së çamçakëzit nëpër rroba, flokë, apo këpucë, kjo mundësi e ngjitjes në stomak apo fyt, është shumë shumë e vogël. Edhe pse mund t’i duhet shumë kohë deri sa të përfundojë në traktin digjestiv, nuk duhet të shqetësoheni lidhur me këtë…
*Kur mund të paraqes problem gëlltitja e çamçakëzit?
Janë shumë të rralla rastet kur gëlltitja e çamçakëzit mund të shkaktojë probleme shëndetësore dhe zakonisht ndërlidhen me çrregullimet e sistemit të tretjes, e që shkaktojnë diverticulitis apo sëmundjen e Crohn.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu