Sport
“Messi Burger”, argjentinasi krijon hamburgerin e tij, zbulohet receta
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka arritur ka marrë vëmendjen e mediave ditët e fundit dhe kjo nuk lidhet me paraqitjet e tij në fushën e lojës, por me jetën e tij jashtë përmasave të fushës.
“Pleshti” ka krijuar Hamburgun e tij, i cili është prezantuar në zinxhirin e “Hard Rock Cafe” për ta festuar përvjetorin e 50-të, ku nga ky muaj do të jetë në dispozicion “Messi Burger”, i cili mund të shihet në shumë shtete të botës.
Iniciativa ka lindur nga marrëveshje ndërmjet brendit të famshëm dhe yllit argjentinas.
Receta e hamburgerit të Messit
Ndër të tjera, është zbuluar edhe receta e hamburgerit, e cila përbëhet nga plot 10 artikuj: dy pleskavica të përzgjedhura, të shtypura dhe të gatuara mirë. Djathtë i shkrirë, rriska suxhuku me erëza, qepë të kuqe, salcë pikante dhe të tymosur, sallatë e gjelbër, një copë domate e pjekur dhe dy copa bukë. Pjata shërbehet me një mini Top të Artë, të vendosur sipër.
Pra, pas shkëlqimit në futboll, shtatë herë fituesi i Topit të Artë synon të ketë sukses edhe me hamburgerin e tij