Radar
Lulzim Basha të na sqarojë, çfarë bisedoi në shtëpinë e tij me Baton Haxhiun para zgjedhjeve të 25 prillit!
Deputeti demokrat Edi Paloka, shkruan se pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në shtëpinë e kryetarit të PD Lulzim Basha ka shkuar “për një kafe” gazetari Baton Haxhiu. Sipas Palokës, gazetari është një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës dhe Basha duhet të japë sqarime.
“Besoj qe L.B do na e sqaroj sot se cfare ka biseduar me Baton Haxhiun, ne shtepine e tij, pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit! Batoni, nje nga njerzit me te afert te Rames, ne debat e siper, zbuloi mbreme ne emisionin e Fevziut, se nje vit me pare ka qene ne shtepine e L.B “per nje kafe”!
8 vjet nenkryetar i PD, une nuk kam qene ndonjehere per kafe ne shtepine e L.B. Nuk di as sa nga deputetet e PD mund te kene qene. Zakonisht ne shtepi therriten njerzit e miqte me te afert. Tani ose Batoni i Rames eshte nga miqte e afert te L.B ose dicka tjeter e ka cuar ne shtepine e tij pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit!
Besoj si transparent qe eshte, L.B do ju a japi kete sqarim demokrateve. Te pakten atyre qe i besuan verberisht edhe ne 6 mars”, shkruan deputeti Edi Paloka, i cili është rreshtuar krah ish-kryeministrit Berisha, në përplasjet që kanë ndodhur në PD.