Lidhu me ne

Radar

Nga pjesëmarrja e ulët te grupmosha që mori pjesë në votime, Lubonja: Edhe këto zgjedhje do të kontestohen

Nga pjesëmarrja e ulët te grupmosha që mori pjesë në

Analisti Fatos Lubonja teksa ka komentuar zgjedhjet lokale pohoi se pjesëmarrja e ulët në votime tregon edhe për rëndësinë e këtij procesi, pa tifozllik. Në një lidhje skype për ‘News24’ Lubonja tha se një tjetër element që prodhuan këto zgjedhje ishte pjesëmarrja e ulet e të rinjve në zgjedhje.

Mes të tjerash analisti tha se edhe këto zgjedhje do të kontenstohen.

“Gjeja e parë që tërheq vëmendje dhe meriton një koment nga ato që dëgjuam nga gazetarët tuaj, është pjesëmarrja e ulët në votim. Sipas meje, shkaqet janë disa. Do dalloja e para faktin që zgjedhjet lokale janë më pak. janë dhe zgjedhje në 6 bashki dhe jo në nivel kombëtar, dhe kam më pak tifozllëk. Nuk dua të mos vë në dukje, se zgjedhjet ku ka pjesëmarrje të ulët, tregojnë se nuk ka një besim apo energji për ndryshim.

Zgjedhjet e larta shoqërohen dhe janë pjesë e një vullneti për të ndryshuar. Ka një opozitë që premton ndryshim. Ndërkohë siç e dimë gjendja në Shqipëri, jo thjesht te opozitës, është e tillë që njerëzit janë të nënshtruar. I janë nënshtruar këtij regjimi.

Një maxhorance parti-shtet. Shtoji kësaj dhe dobësimin e opozitës. kjo ndikon te një pjesë për të mos pasur besim. Ajo që më tërhoqi vëmendje tjetër, është dhe dallimi që u bë përsa i përket moshave, mungesa e të rinjve, pra ka më pak të rinj në votime. Kjo është në kahun e mosbesimit te e ardhmja.

Dihet që rinia do të iki, kjo është pjesë e zhgënjimit të madh që ka sjellë politika. Të gjitha këto janë komentet e para që mund të bëjë unë për zgjedhje. E dyta; zgjedhjet janë një test për demokracinë. Nga korrespondentët tuaj nuk pata shumë komente, por pash që këto zgjedhje do të jenë të kontestuar nga palët për një e mijë arsye.

Pavarësisht se zoti Balla flet me entuziazëm, për Kongresin e Lushnjës. 3 kryebashkiak po thuhet se janë me rekorde kriminale. Siç tha dhe Rama, s’do të ketë kaq shumë energji kriminale, por besoj se janë zgjedhje që nuk na japin garanci që jemi në një vend ku thuhet se zgjedhja është një vend i sigurt.”, tha Lubonja.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook