Radar
Agron Gjekmarkaj drejt dorëheqjes?!
Nënkryetari i partisë së Lulit një nga kolltukofagët si personazh i Fan Nolit në veprat e tij, “Goni i Lulit” pritet që të japë dorëheqjen.
Por, kjo ka disa dyshime.
Së pari se Goni nuk njihet nga ata burra që e mbajnë fjalën, sepse ai ka dalë publiksht dhe ka thënë, se në rast, se Berisha fiton një votë më shumë se Lulzim Basha, unë do jap dorëheqjen.
Duket qartazi kudo në të gjithë Shqipërinë, në të gjashtë bashkitë, ku është garuar se Lulzim Basha është i treti diku dhe i katërti.
Argumentat se trekëndëshi i Bermundesh është pro dhe kundër nuk i beson më kush.
Fakti është që Luli ka dalë i treti.
Agron Gjekmarkaj ka thënë publikisht që do të dorëhiqej në rast se Berisha merr një votë më shumë.
Është koha për të parë, a ka burrëri Agron Gjekmarkaj të japë dorëheqjen dhe të dalë si i pavarur në parlament apo të ikë fare, të dorëzojë mandatin se nuk përfaqëson dot demokratët.