Lidhu me ne

Kioske

Çfarë e bëri Ukrainën të sulmueshme?

Nga Arbër Zaimi

Çfarë e bëri Ukrainën të sulmueshme?

Dobësia e saj shtetërore dhe ekonomike – vend i pasur me burime natyrore e njerëzore, por i pazhvilluar, me varfërinë ndër më të theksuarat në Evropë.

Pabarazia e madhe – sepse varfëria e moszhvillimi nuk erdhi nga asgjëja. Disa vjedhin shumë dhe përfitojnë nga moszhvillimi i shumicës: këta të pasuruarit janë oligarkët dhe politikanët e korruptuar.

Përçarja e brendshme dhe polarizimi – teksa populli vazhdimisht ka ngritur krye kundër korrupsionit, politikanët dhe oligarkët kanë investuar në polarizim kinse-gjeopolitik për të mbrojtur vetveten. Protestat anti-korrupsion herë quheshin “të krijuara nga sorrosi”, herë “të nxitura nga Putini”, varësisht se kush ishte pala që mbrohej duke demonizuar protestuesit.

Natyrisht që pabarazia e madhe ekonomike, polarizimi i skajshëm, varfëria e përgjithshme dhe dobësia shtetërore, krijojnë kushtet për infiltrimin e shumë vektorëve të huaj, të cilët shpesh synojnë t’i nxjerrim gështenjat e veta prej zjarrit me duart e popujve të tjerë.

Pavendosmëria evropiane. Nëse Ukraina do të ishte në BE, pushtimi nuk do të kishte ndodhur. Sot duket sikur ka një unitet evropian sa i përket Ukrainës, megjithatë ende nuk janë të gatshëm ta pranojnë atë “me procedurë të shpejtuar”. Ende nuk po tregojnë gatishmëri ta zgjidhin përfundimisht problemin as në Ballkan, me njohjen dhe pranimin e Kosovës.

Hezitimi i NATO-s. Rusia e ka bërë të qartë se çdo vend jo-NATO nuk është i sigurt prej ndërhyrjeve të saj “neutralizuese”.

Mësime për t’u nxjerrë: Unitet Shqipëri-Kosovë por edhe ndërpartiak në çështjen kombëtare, zvogëlim i pabarazisë, luftë ndaj oligarkëve dhe korrupsionit, forcim i ekonomisë, prodhimit, arsimit, shëndetësisë dhe ushtrisë, përqendrim i përpjekjes diplomatike te vendet që nuk e njohin Kosovën, brenda NATO-s dhe BE-së.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar19 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix19 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix19 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix19 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix19 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix19 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar20 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix20 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix20 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook