Radar
Ambasadori gjerman ndryshe nga Yuri Kim: I takon popullit shqiptarë të vendosë se për kë voton
Ambasadori i Gjermanisë i akredituar në Tiranë, Peter Zingraf deklaron se u takon shqiptarëve që të vendosin se për kë duhet të votojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
I pyetur lidhur me deklaratën e pak javëve më parë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila u drejtoi një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, se çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA nëse sponsori i tyre është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion.
“Se kush votohet, i takon popullit shqiptarë që të vendosë’, deklaroi nga Shkodra sot ambasadori gjerman.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante ambasadorja e SHBA.