Lidhu me ne

Temporal

25 vjet i njëjti m…

indir

Prej 25 vitesh politika jonë zhvillohet me të njejtën qasje, me të njejtin mentalitet, me të njejtin egoizëm të pangopur të udhëheqësve, që e ushtrojnë politikën vetëm në shërbim të interesave të tyre personale.

Zhvillimet politike rrjedhin përherë si në një spirale, në të cilën vihet përqark, por nuk bëhet përpara—i vetmi “përparim” është ndërrimi i vendeve mes aktorëve politikë.

Situata e sotme e ngërçit politik i ngjan, siç ngjajnë dy pika uji, situatës së ngërçit politik të periudhës 2012-2013. Si ilustrim, më poshtë po përmbledhim shkurt të dy situatat.

Kriza e sotme, 2016

Aktorët:

Shumica PS + LSI — me4 saktë Edi Rama + Ilir Meta; Opozita PD  — më saktë Lulëzim Basha + Sali Berisha

Drama:

  • Shumica kërkon miratimin e një reforme, e cila kërkon 2/3 e votave, pra edhe votat e opozitës
  • Opozita refuzon ta miratojë;
  • Shumica akuzon opozitën se po bllokon fatin europian të vendit, pasi miratimi i refromës është kusht për një vendim të rëndësishëm të BE-së: hapjen e negociatave për anëtarësim;
  • BE konfirmon se miratimi i reformës është kusht për hapjen e negociatave.

Kriza e periudhës 2012-2013

Aktorët:

Shumica PD + LSI — me saktë Sali Berisha + Ilir Meta; Opozita PS — më saktë Edi Rama

Drama:

  • Shumica kërkonte miratimin e një paktete reformash, të përbërë nga tre ligje të rëndësishme (rregulloren e Kuvendit, ligji për statusin e nënpunësit civil dhe ligji për Gjykatën e Lartë), e cila kërkon 2/3 e votave, pra edhe votat e opozitës;
  • Opozita refuzonte t’i miratonte;
  • Shumica e akuzonte opozitën se po bllokonte fatin europian të vendit, pasi miratimi i reformës ishtë kusht për një vendim të rëndësishëm të BE-së: dhënien e statusit të vendit kandidat;
  • BE e konfirmoi se miratimi i reformës ishtë kusht për dhënien e statusit.

I vetmi ndryshim mes krizës 2012-2013 dhe asaj sot është se PS, atëherë në opozitë, e kushtëzonte konsensusin e saj për reformën me një çështje anësore: zbatimin nga qeveria të një vendimi të Gjykatës së Lartë lidhur me këshillin bashkiak dalë nga zgjedhjet lokale 2011 në Fier; ndërsa opozita e sotme kundërshtinë e saj e ka direkte të lidhur me përmbajtjen e reformës.

Nëse shikon diskutimin publik dhe gjuhën që përdorin aktorët është e qartë se të gjitha qëndrimet por apo kundër reformave të supozuara bëhen vetëm për pushtet: parimet, konceptet, vizioni përdridhen në funksi0n të këtij interesi.

Për ilustrim, më poshtë janë disa deklarata të Zotit Edi Rama, si udhëheqës i i opozitës që nuk pranon të votojë ligjet në emër të demokracisë dhe si kryeminisitër që i kërkon që opozitës të votojë ligjet në emër të integrimit.

Janar 2013:

“Këto 3 ligje nuk ju çojnë në Evropë, nuk ju japin status. Ne nuk bëjmë teatër dhe ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm t’i votojmë të 3 ligjet, por historia që ne duhet ta japim me përdhunë konsensusin nuk shkon. Kam kërkuar që Kryeministri të ulet në tryezë, që të dëgjohet opozita dhe t’i hapet rruga votimit të 3 ligjeve.”

Shkurt 2013:

S’funksionon me detyrim partneriteti me Bashkimin Europian e me komisionerin Fyle! Tri ligjet mund të votohen, nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton.”

“Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë kuadrin ligjor, mbi të cilin vepron Gjykata e Lartë, por refuzojmë të marrim pjesë në një makijazh, teksa një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga ana e qeverisë. Vendimi është i qartë, i prerë. Me t’u zbatuar ai vendim ne padyshim do të përfshihemi në diskutimin dhe miratimin e draftit për Gjykatën e Lartë.”

Mars 2016:

“Vija e kuqe për të cilën kam folur, nuk është vija im, por ky është pozicioni i SHBA-së, i BE-së, i këtyre partnerëve strategjikë, në një proces ku përveçse do t’u shërbejë familjeve shqiptare, reforma do t’i shërbejë drejtpërdrejt afrimit me BE.”

“Është reformë që duhet ta miratojë BE-ja. Nuk është më diskutim i brendshëm. Nuk është më debat mes PS-së dhe PD-së më, por debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak.”

“Reforma në drejtësi nuk ka lidhje fare as me kërkesat tona, as me ato të opozitës dhe askujt tjetër. Është një reformë e madhe, më vete, është një reformë që duan s’duan, të gjithë ata që bëjnë sikur e duan dhe pastaj në fakt nuk e duan, do ta shikoni që do ta votojnë. Të gjitha të tjerat pastaj janë përpjekje për ta penguar, për ta vonuar, për ta shmangur, por janë të gjitha si ajo kënga ‘kërcen prifti nga belaja.”/Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix1 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix2 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix2 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal2 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix2 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar2 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook