Radar
Kandidati Bashës u premton shkodranëve ‘dashni’/ Alibeaj “vë duart në zjarr për të”
Drejtuesi politik i PD në Qarkun Shkodër, Enkelejd Alibeaj, është i bindur se fitues me 6 mars në Shkodër do të jetë Xhemal Bushati.
Kjo për shkak se Shkodra ka nevojë për ‘dashni’, dhe ‘dashninë’ mund ta ofrojë vetëm Xhemali. Të paktën kështu mendon deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili në përfundim të fushatës elektorale, dhe para heshtjes zgjedhore, ka bërë dhe falenderimet e rastit.
“E sotshmja nuk ishte nga ato mitingjet që janë bërë sa herë ka patur zgjedhje, ishte një festë. Këtë e tregoi masiviteti, cilësia e pjesënarrjes dhe kjo festë është paradhoma se çfarë shkodrën e pret pas datës 6 mars kur në krye do të jetë Xhemal Bushati si shërbëtor i saj.
Do ta bëjë bashkinë e Shkodrës jo një arenë politike për të bërë presione administratës dhe qytetarëve por të jetë një administratë model që i shërben qytetarëve dhe që përbëhet nga njerëz jo politik por profesionistë të këtij qyteti që nuk i kanë munguar por i ka të bollshëm aq sa i ka dhënë gjithë Shqipërisë.
Sot është detyrim për të patur një administratë model dhe të mirëpaguar me njerëz që e duan këtë qytet.
Sot u tregua ajo që Xhemal Bushati tha që në ditën e parë, me dashni për Shkodrën, ky vend ka nevojë për dashni dhe dashninë më të madhe këtij qyteti mund t’ia japin vetëm shkodranët dhe askush tjetër”, është shprehur Alibeja në fjalën e tij.