Lidhu me ne

Radar

“Ballkani i Hapur” i Ramës?! Serbët marshojnë në rrugë me flamuj rusë dhe foto të Putinit, mbështesin publikisht veprimet e Moskës

Qytetarë serbe kanë marshuar në Beograd të premten duke valëvitur flamuj rusë dhe duke mbajtur fotografi të presidentit Vladimir Putin, në një shfaqje të rrallë të mbështetjes publike për Moskën pas sulmit të saj në Ukrainë.

Serbia po kryen një akt delikat balancues midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe aleancës së saj shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë.

Për shumë serbë të zakonshëm, kujtimi i bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave strategjikë në Serbi për t’i dhënë fund luftërave ballkanike të viteve 1990 është ende shumë i freskët, një veprim që u kundërshtua ashpër nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili përballet me zgjedhjet muajin e ardhshëm, në të cilat duhet të ruajë mbështetjen e qytetarëve me prirje ruse, ka theksuar në ditët e fundit në mënyrë të përsëritur mbështetjen për Moskën në Kombet e Bashkuara, ku ajo ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës.

Para fillimit të marshimit, rreth 2,000 njerëz u mblodhën pranë ndërtesës së presidencës në Beogradin qendror, duke intonuar himnet ruse dhe serbe dhe duke përshëndetur të dy vendet si kombe vëllezër përpara një monumenti të Carit rus Nikolla II.

Midis tyre ishin anëtarë lokalë të klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” të Rusisë, të njohur për lidhje të ngushta me Putinin dhe me një histori luftimesh në Ukrainë në anën e separatistëve pro-rusë gjatë krizës së Krimesë në vitin 2014 dhe luftës mbi rajonin e Donbasit.

Pikëpamjet politike të shumë njerëzve në Serbi janë formuar nga tabloidet e afërta me Vuçiqin, të cilat i kanë bërë jehonë pikëpamjes së Moskës për luftën në Ukrainë, me një nga titujt që thoshte “Ukraina sulmoi Rusinë!” në ditën e parë të pushtimit.

Por ka gjithashtu mbështetje për Ukrainën, me dhjetëra që protestuan kundër pushtimit rus përpara ambasadës së saj në fillim të kësaj jave dhe më shumë ngjarje që priten gjatë fundjavës.

Rusia i quan veprimet e saj një ‘operacion special’ i krijuar jo për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.

Më herët të premten, Vuçiç i tha ambasadorit të Ukrainës në Serbi se Beogradi respekton ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe se është i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare dhe të pranojë refugjatë.

Serbia, e cila mbështetet tek Moska për nevojat e saj energjetike, iu bashkua gjithashtu dënimit të sulmit të Rusisë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Moskës.

Vuçiq ka thënë se vendi është nën presion të madh për të harmonizuar politikën e tij të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, të cilit synon t’i bashkohet.

Air Serbia vazhdon të ketë fluturime midis Beogradit dhe Moskës, madje duke shtuar kapacitetin pasi BE-ja dhe Rusia vendosën ndalesa të hapësirës ajrore./REL

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar8 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix8 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix8 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix8 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix8 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix9 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar9 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix9 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix9 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook