Radar
Rama e Basha takimin përmbyllës në Shkodër në të njëjtën orë, Berisha: Pengmarrësi kishte marrë me vete edhe pengun
Takimin përmbyllës të fushatës në Shkodër, Rama dhe Basha kishin zgjedhur ta mbanin në të njëjtën orë.
Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar as nga Sali Berisha i cili ishte gjithashtu më herët në Shkodër. Berisha tha se Rama e Basha i kanë ardhur në këtë mënyrë në ndihmë njëri-tjetrit.
“Sot në të njëjtën kohë dhe të njëjtën orë, pengmarrësi kishte marrë edhe pengun me vete, Lulzim Bravën apo Lul Kimikun siç e quani me të drejtë ju.
Ishte e shëmtuar të shihje se si kishin ardhur në ndihmë të njëri-tjetrit, por mjeranë të sigurtë se Shkodra do u presë faturën, Shkodra do të firmosë humbjen dhe dështimin e të dyve.
Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë demokratet dhe demokratët, votoni Bardh Spahinë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”.
Ju garantoj se do jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji dhe se me buxhetin tuaj, me mbështetje të fuqishme të miqve të Shkodrës në Europë dhe në botë, do të realizojë një sërë projektesh të cila shtrihen nga Thethi, Dukagjini, Pulti, Velipoja, qyteti dhe çdo skaj i këtij rrethi”, u shpreh Berisha.