Radar
6 zonat më të rrezikshme në Tiranë për vjedhjen e makinave
Tirana mban vendin e para për vjedhjen e makinave në vend, pasi vetëm gjatë vitit që lamë pas u denoncuan 67 makina të vjedhura, 48 prej të cilave në kryeqytet.
Por, cilat janë zonat me riskun më të lartë ku është regjistruar pjesa më e madhe e vjedhjeve në Tiranë? Sipas Euronews Albania bëhet fjalë për zonat e njohura si ‘Myslym Shyri’, ‘Zogu i Zi’, zona e Yzberishtit, ‘Unaza e Re’, ‘Fresku’ dhe zona e ‘Komunës së Parisit’.
Burime pranë policisë së Tiranës thanë se këto zona janë në shënjestër nga kontigjenti kriminal si pasojë e mungesës së ndriçimit dhe kamerave të sigurisë.
Makinat e vjedhura në pjesën më të madhe të rasteve çmontohen e më pas shiten për pjesë por nuk përjashtohet edhe mundësia kur i dublikohen të dhënat.
Fushë-Kruja dhe Durrësi njihen si qytete ku me se shumti demontohen makinave. Megjithatë këto makina jo në pak raste përdoren dhe në vrasje apo atentate mafioze.