Radar
Meta takohet me kryetarin e Kuvendit të Kuvajtit: Mirënjohje për mbështetjen humanitare dhe financiare
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shprehet se në fokus të këtij takimi ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi i Metës:
Një takim i ngrohtë në Valletta me Kryetarin e Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim.
Vlerësova rolin dhe kontributin e Tij në forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike.
Mirënjohje për vëmendjen dhe mbështetjen, si dhe për ndihmat e vyera financiare dhe humanitare të dhëna ndër vite nga Kuvajti në fusha të rëndësishme.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=503408284487745&set=a.402543174574257&type=3