Radar
Diktatori Lukashenko: Në publik bërtasin për përfundimin e luftës, por Perëndimit i duhet lufta në Ukrainë
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko beson se Perëndimi është i interesuar për një luftë të zgjatur në Ukrainë, kjo në mënyrë që të mbytë Rusinë dhe Bjellorusinë në trazira.
“Të gjithë ata vazhdojnë të bërtasin për përfundimin e luftës në Ukrainë. Në publik. Por ata nuk kanë nevojë fare për paqen.
Ajo që u duhet atyre atje është lufta, sa më shumë, aq më mirë. Për të mbytur Rusinë dhe ne gjithashtu, në atë luftë. Qëllimi i tyre është të mos lejojnë Ukrainën të bëjë një lëvizje.”- tha Lukashenko sipas TASS gjatë një ceremonie të veçantë të mbajtur me rastin e nënshkrimit të vendimeve të miratuara në referendumin kombëtar të premten.
Presidenti bjellorus beson se “gjithçka tjetër që zyrtarët perëndimorë mund të thonë është fjalë boshe”.
“Kjo retorikë u drejtohet vetëm atyre që nuk kuptojnë. Por ju dhe unë e dimë mirë se për çfarë bëhet fjalë. Ne nuk do t’i dorëzohemi leksioneve të tyre. Ne e dimë mirë mënyrën se si duhet të vazhdojmë të jetojmë dhe të punojmë.“- tha Lukashenko.