Radar
Senatori amerikan: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës është që dikush të vrasë Putin
“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh”
Senatori amerikan, Lindsey Graham, ka deklaruar se e vetmja mënyrë që të mbyllet lufta në Ukrainë është që presidenti rus Vladimir Putin të vritet nga njerëzit e tij.
“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh”, tha Graham.
Por sipas senatorit, të vetmit që mund të eliminojnë fizikisht Putinin janë vetë rusët, në mënyrë që të shpëtojnë nga errësira dhe të mos jetojnë jetën e tyre në varfërinë që do t’i shkaktojë lufta.
“Sigurisht është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën e mbetur të jetës tuaj, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës, në varfëri të tmerrshme dhe të jetoni në errësirë, ju duhet të veproni tani”- shtoi ai.
Graham cilësohet një person me ndikim i Partisë Republikane për sa i përket çështjeve ushtarake dhe të politikës së jashtme. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-ve.