Lidhu me ne

Radar

3 mijë lekë për 1 votë, zbardhen përgjimet për 25 prillin

1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Denis Xholi dhe Albjon Ceku u kapën në makinën e tyre me para për të blerë vota për Partinë Socialiste.

Gjykata i dënoi ata me 1 vit dhe në përgjimet e telefonave të tyre vërtetoheshin biseda ku flisnin për shpërndarje parash.

Por, paratë nuk ishin e vetmja mënyrë për të blerë vota. Dy të dënuarit kanë bërë presion me anë të ndihmës ekonomike për të siguruar vota.

Kjo vërtetohet nga përgjimet telefonike që Euronews Albania i zotëron.

Denis Xholi: Ja ta takoj nesër atë. Takova Bert Qosen sot.

Besmir Xholi: Nuk e di o punët nuk janë fare mirë këtë di me thënë. Çfarë tha Berti.

Denis Xholi: Ashtu më duket dhe mua. Ta shoh më tha, haha. Duhet me ju bë içik presion nga asistenca se jan bë kopila.

Besmir Xholi: Po mirë mendoju thuj tua bëjn ato që u japin, se merrte mani danit 210 mijë lekë asistencë edhe shumë mirë ua bëjnë. Shpendit a i ke thënë gjë?

Kjo nuk është e vetmja bisedë e gjetur në telefonin e Denis Xholit ku në fokus është ndikimi ndaj qytetarëve të Peshkopisë për të votuar Partinë Socialiste. Në këtë bisedë, Denisit i kërkohet 3 mijë lekë për 1 votë.

Kusheriri Keli: Denis këto janë llafet thoi Kelit na fut ndonjë gjë se jemi copë copë dhe dhjetë vota për 100, o Deno thoj kushos tim 300 mijë bëji gati dhe ti jap 10 vota si dush.

Denis Xholi: Ok. Ok.

Pas bisedës, Denis Xholi frikësohet nga përgjimet dhe 20 minuta me vonë i dërgon një tjetër mesazh ku i shkruan.

Denis Xholi: Të lutem nuk merrem me kështu punësh unë.

Dosja përmban edhe komunikime të tjera kryesisht gjatë fushatës elektorale një është ai i datës 10 prill ku Denis Xholi i kërkon një personi të njohur si nipi i xhatit t’i sigurojë një listë me emra për të blerë vota

Denisi Xholi: Të lutem më bëj një listë emrash po munde ku mund të bëjmë punë.

Nipi XhatitSa emra do .

DenisiHahaha ku mund të bëjmë punë me i kontaktu me i sqaru.

Nipi XhatitSe di a janë për takim po un u them ashtu sikur na the ti.

Albjon Ceku i arrestuari tjetër për këtë dosje të hetuar nga pokuroria e posaçme në 19 prill ka biseda me persona ku pranon se janë blerë vota

Aranit Osmani: Paraja blen dhe votën.

Albjon Ceku: Hahaha po, ta blen pz.

Në fokus të ndikimin tek zgjedhësit në Dibër ka qenë edhe vota për kandidatët brenda të njëjtës forcë politike.

MË TEPËR

Sport20 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix20 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix20 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix20 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix20 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix20 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix21 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix21 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix21 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix21 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook