Lidhu me ne

Radar

Dikur komedian sot president, kush është Volodymyr Zelensky ?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fituar shumë simpati dhe lëvdata për qëndrimin e tij dhe vendimin për të mos ikur nga Ukraina përballë pushtimit rus. Në një kontrast me ish-presidentin afgan Ashraf Ghani i cili u largua nga Kabuli kur talibanët e pushtuan, Zelensky gjithashtu ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara për të evakuuar vendin. “Unë kam nevojë për municion, jo për një udhëtim,”- tha presidenti.

Këtu janë 10 gjëra që duhet të dini për Zelensky

1. Zelensky është një hebre (Jewish) rusisht-folës, i njohur për rolet e tij si komedian.

2. Gjyshi i tij shërbeu në Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke e kujtuar këtë, ai ka thënë së fundmi: “Thuhet se ne jemi nazistë, por si mund të mbështesë një popull nazistët, një popull që dha më shumë se 8 milionë jetë për fitoren mbi nazizmin? Si mund të jem unë nazist? Po ju kujtoj gjyshin tim, i cili ka kaluar nëpër gjithë luftërat e ushtrisë sovjetike dhe vdiq si kolonel në Ukrainën e pavarur”.

3. Zelensky ka një diplomë në juridik, por ai kurrë nuk ka punuar në këtë fushë.

4. Në zgjedhjet e 2019-ën, ai ishte kandidati më i pamundshëm. Por pasi ai njoftoi hyrjen e tij në zgjedhje, Zelensky ishte përpara në sondazhin e opinionit.

5. Para hyrjes së tij në politikë, Zelensky ishte një aktor, një komedian. Ai kishte edhe një studio produksioni. Shfaqja e tij më e famshme televizive është “Servant of the People ” ku ai luajti rolin e një mësuesi shkolle, i cili bëhet president i Ukrainës.

6. Zelensky fitoi zgjedhjet e 2019 me 73% të votave.

7. Volodymyr Zelensky është akuzuar për korrupsion dhe është përmendur në Pandora Papers.

8. Në fushatën e tij presidenciale, Zelensky kishte premtuar t’i jepte fund konfliktit me Rusinë.

9. Kur Zelensky u bë president, shumë e quajtën atë një Donald Trump ukrainas për shkak të lidhjes së tyre me industrinë e argëtimit.

10. E martuar me Olena Zelenska që nga viti 2003, Zelensky ka një djalë dhe një vajzë.

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën, ai iu drejtua ukrainasve dhe komunikoi me botën përmes rrjeteve sociale. Të shtunën, ai publikoi një video selfie mes tingujve të shpërthimeve ku tha se është në Kiev dhe do të mbetet i tillë. “E vërteta është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjithë,” tha ai.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar14 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix14 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook