Radar
Trump: Ukraina s’do të pushtohej, nëse unë do të isha president
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka konsideruar Vladimir Putinin e Rusisë si “të zgjuar”, ndërsa u shpreh se pushtimi i Ukrainës nuk duhet të ishte lejuar.
Trump argumentoi se pushtimi i Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja.
“Sulmi rus ndaj Ukrainës është i tmerrshëm. Është një fyerje dhe një mizori që nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte kurrë. Ne lutemi për popullin krenar të Ukrainës.
Zoti i bekoftë të gjithë. Siç e kuptojnë të gjithë, kjo fatkeqësi e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse zgjedhjet tona nuk do të manipuloheshin dhe nëse unë do të isha president”, tha ai në një konferencë.
Trump tha se vetëm nën drejtimin e SHBA-së nga ai, Rusia nuk bëri asnjë pushtim.
“Në kohën e Bushit, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia mori Krimenë. Nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë qëndroj si presidenti i vetëm i shekullit të 21-të, nën vëzhgimin e të cilit Rusia nuk pushtoi një vend tjetër”, u shpreh Trump.