Kryesore
Basha hodhi karrigen, Berisha: Si Don Kishoti, arrë me vrimë që as nuk hahet dhe as nuk mbin
Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar veprimin e djeshëm të kryedemokratit Lulzim Basha, që hodhi simbolikisht karrigen gjatë një takimi me të rinjtë në Durrës, të cilën e konsideroi si karrigen e modelit të vjetër politik.
Nga Shkodra, gjatë një takimi me demokratët, Berisha u shpreh sot se ai bën sikur nuk ka lidhje me karrigen, ndërsa shtoi se për karrigen Basha iu hodhi gaz demokratëve në 8 janar.
Ai shtoi se Basha u soll dje si Don Kishoti dhe se është një “arrë me vrimë, që as nuk hahet, as nuk mbin”.
“Asnjë votë të mos japin për Lul Bravën, për opozitën false, njeri që është peng i dosjeve të tij. Në 8 vite ka kaluar nga humbja në humbje. Si Don Kishoti ai kap karrigen dhe e hedh sikur nuk ka lidhje për karrigen ndërkohë që për karrigen ai iu hodhi ju gaz. Ai është arrë me vrimë që as nuk hahet, as nuk mbin. Prandaj asnjë votë kësaj arre me vrimë. Rrofshi ju, rroftë Shkodra, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.