Lidhu me ne

Mix

Simptomat e sëmundjeve reumatizmale

Sëmundjet reumatizmale shpesh zbulohen vonë, kjo edhe për arsye të mosnjohjes së shenjave që shoqërojnë të tilla sëmundje.

Nisur nga rëndësia që ka diagnostikimi në kohë, më poshtë ju njohim me shenjat që shoqërojnë sëmundjet reumatizmale.

Sëmundjet reumatizmale përfshijnë një numër shumë të madh sëmundjesh, të cilat mund t’i ndajmë në katër grupe kryesore:

  • Sëmundjet inflamatore të kyceve si; Artriti Reumatoid, Spondiliti Ankilozant, Artriti nga kristalet etj.
  • Sëmundjet autoimmune të indit lidhor si; Lupusi, Vaskuliti, Sklerodermia, Sindromi Sjogren etj
  • Sëmundjet e metabolizmit të kockës dhe kërcit si; Osteoartriti dhe Osteoporoza
  • Sindromat e dhimbjeve të lokalizuara apo të gjeneralizuara, si psh; Dhimbjet e mesit, supit, fibromialgjia etj

Arsyeja pse këto sëmundje zbulohen me vonesë ka të bëjë së pari me mentalitetin që ekziston në popullatë se sëmundjet reumatizmale fillojnë gjithmonë me dhimbje kycesh dhe së dyti – sëmundjet reumatizmale janë të pakurueshme!

Sëmundjet reumatizmale prekin të gjitha organet dhe jo vetëm kyçet. Pra, shenjat e tyre mund të imitojnë shumë sëmundje të tjera, duke e drejtuar pacientin te mjekë të specialiteteve të tjera.

Ndodh që, simptomat e sëmundjeve reumatizmale të jenë të ngjashme me:

  • Pothuajse të gjitha sëmundjet e lëkurës si: psoriaza, ekzema, infeksionet herpetike etj dhe për këtë arsye pacienti shkon për konsultë te mjeku dermatolog
  • Disa pacientë të kenë probleme me gjakun si; anemi  apo ulje të rruazave të bardha
  • Aborte pa shkak, një tjetër shenjë e lidhur me këto sëmundje, duke i drejtuar pacientët te gjinekologu
  • Etj…

Kjo është edhe arsyeja që, pacienti me sëmundje reumatizmale, të shkojë nga një specialist te tjetri, gjë që çon edhe në diagnozë të vonë. Kjo bëhet edhe më shqetësuese kur dihet që celësi i një trajtimi të suksesshëm të sëmundjeve reumatizmale është, diagnostikimi i hershëm. Pavarësisht faktit që këto sëmundje janë kronike dhe nuk zhduken, vlen të theksohet se diagnostikimi i hershëm dhe fillimi i mjekimit në kohë bën të mundur që pacienti të bashkëjetojë me sëmundjen duke bërë jetë normale, pa dhimbje dhe pa dëmtime të parikthyeshme në organe, pra pacienti bën jetë cilësore.

Më poshtë po ju listojmë disa nga shenjat (simptomat) e sëmundjeve reumatizmale:

  • Skuqje jo normale e lëkurës së fytyrës pas ekspozimit në diell
  • Tharje e syve dhe e gojës
  • Zbehje deri në nxirje e gishtave të duarve dhe këmbëve, pas ekspozimit në temperature të ulta
  • Dhimbje dhe enjtje e kyçeve
  • Dhimbje e muskujve ose ulje e forcës muskulare
  • Rënie pashpjegueshme në peshë (nga dieta)
  • Plagë të përsëritura në gojë
  • Skuqje e syve deri në ulje të shikimit
  • Aborte të pashpjegueshme
  • Tromboza në enët e gjakut
  • Dëmtim i veshkave
  • Mpirje të këmbëve dhe të duarve nga dëmtimi i nervave periferik

fig. Prekjet në organe të Lupusit (një prej sëmundjeve reumatizmale)

Duke parë këtë larmi shenjash klinike, është e pritshme që të kemi vonesë në diagnozë. Diagnostikimi i kësaj kategorie pacientësh është si të plotësosh një `puzzle`, por pjesët e këtij `puzzle` fillojnë të formohen që në momentin kur pacienti paraqitet te mjeku specialist dhe tregon shenjat e sëmundjes. Si përfindim nëse merret me kujdes historia e sëmundjes, bëhet një vlerësim i kujdesshëm i të gjitha organeve si dhe zbatohet protokolli i duhur i analizave që do të kryhen, atëherë edhe diagnoza nuk është e vështirë.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook