Mix
E dashura ruse e Don Xhonit i “lutet” Putinit që ta ndalë pushtimin e Ukrainës: Jo më luftë
Është dita e dytë që Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë, ku të shtënat me armë dhe bombardimet nuk kanë fund.
Edhe pse është Rusia që ka sulmuar, vetë qytetarët janë kundër këtij vendimi të presidentit Vladimir Putin, ku shumë madje janë ngritur në protestë duke kërkuar që lufta të mbarojë.
Gjithashtu modelja ruse Ariana Lirey, është përkrahë Ukrainës, duke kërkuar që lufta të marrë fund.
“Jo luftë”, ka shkruar ajo në reagimin e saj në Instagram, si kërkesë lutjeje të cilën e shoqëroi me flamujt e dy shteteve Rusi-Ukrainë.