Radar
Foto/ Dita e dytë e luftës, Ukraina nën terrorin e raketave ruse
Ukraina ishte nën terrorin e sulmeve me raketa gjatë natës, ndërsa trupat ruse iu afruan kryeqytetit në ditën e tyre të dytë të një pushtimi të përshkruar si një “akt brutal lufte” nga perëndimi.
“Sulme të tmerrshme me raketa ruse në Kiev,” tha Dmytro Kuleba, Ministri i Jashtëm i Ukrainës pak para orës 05:00 të së premtes. Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste.
Sulmi, i cili ka lënë tashmë ka sjellë më shumë se 100 viktima në Ukrainë, përbën luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në fotot e mëposhtme janë pamje nga situata gjatë natës në Ukrainë