Lidhu me ne

Mix

Zemërimi e dëmton shëndetin më shumë sesa trishtimi

Ne e dimë që ndjenjat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien tonë fizike dhe mendore. Por, a mund ta masim këtë peshë, dhe të bëjmë krahasime mes gjendjeve të ndryshme shpirtërore, dhe efekteve të tyre në shëndetin tonë? Për shembull, a është më keq të ndjesh zemërim apo trishtim ?

Përgjigjja nuk është e prerë: në fakt me kalimin e moshës, këto dy ndjenja mund të kenë një ndikim shumë të ndryshëm tek shëndeti jonë. Kjo sugjerohet nga një studim i studiuesve të Shoqatës së Psikologëve Amerikane, sipas të cilit, zemërimi mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin fizik të të moshuarve se sa trishtimi, transmeton EO.

Është konstatuar se ndjenja e inatit, mund të rimodulojë reagimin e sistemit imunitar, duke rritur inflamacionin, që lidhet me zhvillimin e sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, artritet dhe tumoret.

Mosha dhe ndjenjat negative

“Kur njerëzit plaken, ata nuk mund të kryejnë më shumë nga aktivitetet, që bënin dikur. Dhe kur përjetojnë humbjen e bashkëshortit të tyre, ndjejnë zemërim dhe pikëllim”, komentoi shkencëtarja që udhëhoqi këtë studim Megan A.Barlou e Universitetit Kondkordia.

“Megjithatë, studimi ynë, ka treguar se zemërimi mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike, ndërsa trishtimi jo”. Siç e tregojnë kërkuesit, inflamacioni në përgjithësi na ndihmon të mbrojmë trupin tonë dhe ta shërojmë atë, por inflamacioni afatgjatë mund të çojë në sëmundje të ndryshme, sidomos në pleqërinë e avancuar.

Studimi

Për të kuptuar se si zemërimi dhe trishtimi, mund të ndikojnë tek inflamacioni, ose reagimi i sistemit imunitar ndaj kërcënimeve të tilla, si infeksioni ose dëmtimi i indeve, Barlou dhe ekipi i saj ekzaminuan të dhënat nga 226 njerëz të moshës 59-93 vjeç në Montreal të Kanadasë. Më pas, ata i ndanë në dy grupe: ata me moshë më të vjetër (80 vjeç e lart), dhe më të rinj, midis 59 dhe 79 vjeç.

Për më shumë se një javë, pjesëmarrësit në studim, plotësuan disa pyetësorë të shkurtër rreth asaj se sa të zemëruar apo të trishtuar e ndjenin veten. Ndërkohë, hulumtuesit matën nivele të ndryshme të inflamacionit përmes mostrave të gjakut, dhe pastaj u kërkuan pjesëmarrësve të raportonin nëse kishin sëmundje kronike që lidheshin me moshën.

Zemërimi dhe sëmundjet kronike

Nga analizat, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që kishin raportuar çdo ditë ndjenja të zemërimit, kishin gjithashtu nivele më të larta të inflamacionit dhe sëmundjeve kronike. Por, kjo nuk ishte e vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit.

“Ne kemi zbuluar se përjetimi çdo ditë i ndjenjës së zemërimit, është i lidhur me nivele më të larta të inflamacionit dhe sëmundjeve kronike për njerëzit e moshës 80 vjeç e lart, por jo për njerëzit më pak të moshuar”- shprehet bashkautori i studimit Karsten Urosh, po nga Universiteti Kondkordia.

“Përkundrazi, ne kemi vënë re, se trishtimi nuk është i lidhur as me inflamacionin, dhe as me sëmundje kronike”, theksoi ai.

Studiuesit arritën në përfundimin, se trishtimi si ndjenjë mund t’i ndihmojë të moshuarit të shkëputur nga qëllimet që nuk janë më të arritshme.

“Nga ana tjetër zemërimi, është një ndjenjë që mund të ndihmojë njerëzit të motivohen për të ndjekur qëllimet. Prandaj njerëzit e moshuar mund të jenë në gjendje ta përdorin këtë ndjenjë, si një “karburant” për të kapërcyer sfidat e jetës. Por, për njerëzit që janë 80 vjeç e lart, zemërimi shndërrohet në një problem, pasi kënaqësitë e jetës dhe qëllimet e tjera bëhen të papërshtatshme”, përfundon Barlou.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook