Lidhu me ne

Mix

Si të shëndoshemi për 1 muaj ?

Dua të shëndoshem

Për të shtuar disa kilogramë duhet një regjim ushqimor i pasur jo vetëm në kalori, por edhe në vlera ushqyese si: vitamina, minerale, fibra dhe antioksidant. Mos prisni të shëndosheni brenda javës. Qëllimi është të shtojmë 0,5 – 1 kg në javë.

Të gjitha flasin për dieta dhe kile të tepërta, por ka edhe nga ata të cilët e kanë shumë të vështirë të shtojnë në peshë. Arsyet që i shtyjnë këta persona të synojnë shtimin në peshë mund të jenë të ndryshme si: arsye estetike, shëndetësorë, marrje me sport por edhe për të kapërcyer genet “e holla”. Të jesh pak nën peshë nuk përbën ndonjë problem serioz sidomos nëse ju ndjeheni energjik dhe vital.

Edhe dëshira për të shtuar disa kilogramë ka nevojë për rregulla e mbi të gjitha për ushqim të shëndetshëm jo vetëm të pasura në kalori, por edhe në vlera ushqyese si: vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë.

Që të hash më shumë seç je mësuar është mjaft e vështirë, prandaj kjo duhet të realizohet duke ngrënë çdo 2-3 orë. Çdo vakt dhe mini vakt duhet të përmbajë proteina, brumëra dhe yndyrë, si psh: sanduiç me bukë të zezë, mish pule, majonezë dhe domate.

Mos prisni të shëndosheni brenda javës. Duhet të jemi realist me pritshmërinë që kemi nga momenti që fillojmë një dietë për t’u shëndoshur. Qëllimi ynë është të shtojmë 0,5 – 1 kg në javë, jo më shumë!

Sportistët që duan të shtojnë masë muskulare duhet të shtojnë sasinë e proteinave dhe karbohidrateve duke u kujdesur për kombinimin e tyre. Kombinimi i duhur i një vakti para dhe pas ushtrimit për muskulaturën është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e kënaqshëm të muskujve. Një pije proteinike si kakao me qumësht dhe 1 vezë e zier janë ideale për t’u marrë menjëherë pas ushtrimit.

Si mund të “hapim oreksin”? Ecja përpara se të ulemi të hamë është një stimulues shumë i mirë i oreksit. Kur e shihni që nuk keni shumë dëshirë për të ngrënë mund të zgjidhni ushqimet tuaja të preferuara për të konsumuar.

Këshilla për të hapur oreksin:

  • Çaji i finokut, i trëndelinës dhe i xhinxherit mund të shërbejnë për të hapur oreksin.
  • Mos pini ujë para dhe gjatë ushqimit
  • Uji duhet konsumuar në fund të vaktit sepse zë vend në stomak dhe jep ndjesi ngopjeje.
  • Një frut i plotë ose i shtrydhur mund të zgjojë disi oreksin.

Ushqime kalorike

Ushqimet më të pasura në kalori janë ushqimet me përmbajtje të lartë yndyre. Të tilla janë: vaji i ullirit, gjalpi, kremi i djathit, fruta të thata si: arrat, bajamet, avokadot dhe farat.

Yndyrnat shtazore kanë njësoj kalori por ato përmbajnë yndyrna të cilat rrisin kolesterolin prandaj duhet bërë kujdes me konsumin etyre.

Pini lëngje me kalori si: qumësht, kos, qumësht kokosi dhe fruta të shtrydhura me mjaltë në vend të ujit.

  • Konsumoni përditë fruta të thara si: kajsi, rrush, kumbulla.
  • Mos e kurseni vajin e ullirit në sallata, te buka, te patatet dhe te fasulet
  • Pica me djathë është zgjedhja e duhur. Edhe sanduiçet me qofte të bëra në shtëpi
  • Çokollatat fondente, reçeli dhe mjalti janë aleatëttuaj në shtimin e kalorive

Shembull diete

Mëngjes

Tost me krem djathi – djathë kaçkavall dhe vezë të zier

1 gotë qumësht, 1 lugë mjaltë, 1 banane të pjekur mirë – të fruluara

Paradite

1 lëng me: 100 ml qumësht kokosi + lule shtrydhe +banane + 1 kupë akullore me vanilje

5 arra

Drekë

Makarona të gatuara me gjalpë, pana, djathë dhe të shoqëruara me 150 gr mish viçi ose mish pule, ose peshk, 30 gr djathë.

Sallatë sipas dëshirës me vaj ulliri dhe djathë

2 feta bukë të zezë

1 kupë qershi

Pasdrekë

Kos me mjaltë, arra

1 copë hallvasi ose kek shtëpie ose çokollatë fondente  

Darkë

Oriz jasmine me gjalpë, misra dhe bizele

Supë me patate, brokoli, qumësht dhe krem djathi

Bukë thekre

Krem me: ½ kupë krem djathi, 2 lugë të mëdha kos, fruta pylli dhe 1 lugë të madhe mjaltë ose sheqer pluhur (i përzieni mirë derisa të marrë formën e kremit)

Para gjumit

1 gotë qumësht kokosi + 1 fetë pjepër + 1 pjeshkë – të fruluara

MË TEPËR

Kryesore2 minuta më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Facebook