Gatime
Nëse po përdor antibiotikë,duhet patjetër të hash…
Antibiotikët ndihmojnë për të luftuar infeksionet bakteriale në organizëm. Ato funksionojnë duke eliminuar bakteriet gastrointestinale e si rrjedhojë duke luftuar edhe disa sëmundje. Por problemi qëndron në faktin se, bashkë me bakteriet e dëmshme ato mund të eliminojnë edhe disa nga bakteriet e dobishme (bakterie që i prodhon vetë organizmi për të balancuar proçeset biologjike). Kështu mund të lindin probleme me mykun, probleme me tretjen, si edhe probleme me funksionimin e mirë të zorrëve, etj. Kosi natyral përmban probiotikë (të ngjashme me bakteriet e mira që prodhon organizmi ynë). Është e këshillueshme që të paktën 2 orë pas marrjes së antibiotikëve, të konsumohet mjaftueshëm kos natyral për të zëvendësuar probiotikët e humbur nga përdorimi i antibiotikëve. Ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e konsumimit të kosit edhe 10 – 14 ditë pasi të keni mbaruar trajtimin me antibiotikë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu