Radar
Ukraina thirrje qytetarëve që dinë të përdorin armë: Bashkohuni, të mbrojmë vendin
Ukraina i bën thirrje të gjithë qytetarëve që dinë të përdorin armë, që të bashkohen për të mbrojtur vendin.
“Të gjithë ata që janë gati dhe dinë se si të përdorin armë, mund të bashkohen me forcat e mbrojtjes dhe ato të armatosura në rajonin e tyre”.
Një thirrje e tillë, u bë në faqen e Facebook nga ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov.
Ai nënvizoi se vendi po përballet me një moment shumë të vështirë dhe po kalon në mbrojtje totale.
Një thirrje e tillë vjen pasi Rusia, nisi sulmin me raketa ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës gjatë natës. Deri më tani konfirmohen shtatë persona të vrarë, me dhjetëra të tjerë të plagosur dhe shumë të zhdukur.