Radar
Pushtimi i Ukrainës/ Çfarë dihet deri tani ?
Pushtimi i Ukrainës, 5 faktet që duhet të dini pas sulmit rus
Nëse sapo po na bashkoheni, më poshtë ju sjellim 5 faktet që kanë ndodhur nga sulmi i Rusisë për të pushtuar Ukrainën.
Rusia ka filluar atë që Presidenti Vladimir Putin e ka quajtur një “operacion special ushtarak” në Donbas, duke i dhënë fund spekulimeve javësh rreth synimeve të Rusisë në Ukrainë.
Çfarë dihet deri tani:
- Në një fjalim televiziv drejtuar popullit rus, Putin tha se operacioni synon “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.
- Sulme dhe shpërthime me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.
- Ministri i Jashtëm i Ukrainës akuzoi Rusinë për fillimin e një lufte në shkallë të gjerë dhe iu lut OKB-së që “të bëjë gjithçka që është e mundur” për ta ndalur atë.
- Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka dënuar sulmin dhe është zotuar të mbajë Rusinë përgjegjëse.
•Udhëheqësit nga Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, OKB-ja dhe NATO-ja gjithashtu e kanë dënuar ashpër ofensivën ruse.