Kritike
“Shteti në prag të kolapsit. Kaos njësoj si ai i vitit 1997”
Deputeti Ben Blushi, pjesë e Partisë Socialiste ka deklaruar në emisionin “Të paekspozuarit” në “Ora-News”, se shteti shqiptar është në prag të katastrofës. “Bilanci i sotëm, pas tre vitesh, është katastrofal. Shteti për mua është në prag kolapsi, unë nuk besoj se kemi parë këtë kaos, përveçse në vitin ’97, apo në prag të atij viti. Shteti nuk funksionon. Shikoni se çfarë ndodh. Shqipëria sekuestron zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, 10 për qind e bashkive kanë rënë, se njerëzit që i drejtojnë kanë probleme me ligjin. Është totalisht afunksionale, ekonomia e Shqipërisë është në ditët e veta më të zeza, nevoja për të lënë Shqipërinë, për ta braktisur, është më e madhe. Ky është bilanci i Rilindjes për tre vjet. Dhe kjo është që unë them vazhdimisht, e vazhdimisht, e vazhdimisht… Kjo është arsyeja që ka kaq shumë pakënaqësi midis. Pra, njerëz të pakënaqur midis partive të mëdha. Njerëz ndërmjet dy poleve të mëdha, majtas apo djathtas, janë duke u shtuar. Partia më e madhe sot është Partia e të Pakënaqurve”, tha ai.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu