Lidhu me ne

Radar

Grupi Balfin hyn në tregun mediatik, blen televizionin SCAN


Grupi Balfin (Balkan Finance Investment Group SHPK), po hyn dhe në tregun mediatik.

Grupi ka njoftuar pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë SCAN SHA, me veprimtari radiotelevizive, të fokusuar për ekonominë.

Kjo është hyrja e parë e grupit Balfin në tregun mediatik në vend. Më herët, aksioneri i Balfin, Samir Mane, kishte pasur aksione (2.97% të kuotave) në operatorin televiziv me pagesë Digit-Alb, por që i ka shitur në fillim të vitit 2021, sipas veprimeve të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Grupi BALFIN ka vendosur të blejë aksionet e TV Scan në fillim të këtij viti. Ashtu si edhe për investimet e tjera të grupit, pritshmëritë janë të mëdha. Televizioni do të vijojë që të mbajë të njëjtin profil, duke e parë dhe duke e trajtuar informacionin nga këndvështrimi i ekonomisë, por tashmë do të ketë më shumë mundësi për ta kryer më mirë funksionin e tij në të mirë të publikut”, tha Agim Fjolla, drejtor komunikimi i Grupit Balfin.

“Ambicia e Grupit BALFIN është ndërtimi i një medie që të trajtojë çështje ekonomike dhe të lidhura me biznesin duke ofruar informacion të plotë, profesional dhe të pa-anshëm nga Shqipëria dhe rajoni. Nga ana e Grupit BALFIN janë nënkontraktuar ekspertë të huaj, që do të bëjnë riorganizimin e televizionit për t’ju përgjigjur sa më mirë pritshmërive të një televizioni rajonal kushtuar çështjeve të ekonomisë dhe të biznesit”, shtoi ai.

Grupi Balfin, me interesa në tregti me pakicë, qendra tregtare, ndërtim, turizëm, miniera, banka, është i dyti më i madh në vend sipas qarkullimit vjetor. Të ardhurat e kompanive kryesore të grupit në Shqipëri, ishin 36.7 miliardë lekë në vitin 2020.

Një pjesë të rëndësishme të aktivitetit, grupi e ka jashtë vendit. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë.

SCAN SHA është një shoqëri aksionare, ka objekt aktiviteti: veprimtari radiotelevizive dhe përgjithësisht çdo operacion financiar, tregtar, industrial me pasuri të paluajtshme, që mund të lidhet drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me ushtrimin e veprimtarisë radiotelevizive.

Scan është themeluar në vitin 2001, sipas ekstraktit të QKB-së dhe fillimisht ishte me emrin Mediasat. Në 2009-n filloi aktivitetin si radiotelevizion ekonomik, me emrin Scan. Televizioni kishte të ardhura prej 136 milionë lekësh në vitin 2020 dhe një fitim prej 550 mijë lekësh, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në QKB.

Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës dhe fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar3 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar3 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix3 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar4 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar4 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet6 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar7 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook