Lidhu me ne

Radar

Kryemadhi: Komisioni Hetimor për inceneratorët po amniston Veliajn

Kryemadhi: Komisioni Hetimor për inceneratorët po amniston Veliajn

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, duke u shprehur se u kthye në një seancë amnistuese për Erion Veliajn.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se seanca përfundoi me shpëtimin e deputetit Alqi Bllako. Kryetarja e LSI-së ka publikuar disa tabela ku pretendon se babai Bllakos, ka përfituar një pjesë të fitimit të inceneratërve.

Sipas saj, babai i deputetit socialist ka një pagë prej 10 mln lekësh në muaj, dhe këtë shumë e ka marrë për 16 muaj me radhë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.

Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK?

2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari.

Kryemadhi: Komisioni Hetimor për inceneratorët po amniston Veliajn

MË TEPËR

Aktualitet14 minuta më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar1 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix1 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix1 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore3 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook