Lidhu me ne

Radar

Tensione dhe fyerje mes Jorida Tabakut dhe Erion Veliajt për inceneratorët

Tensione dhe fyerje mes Jorida Tabakut dhe Erion Veliajt për

Dëshmia e kryebashkiakut  të Tiranës, Erion Veliaj në Komisionin Hetimor për inceneratorët ka kaluar në akuza personale mes tij dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.

Veliaj e ka cilësuar Tabakun si shpifëse, duke shtuar se qëndrimin e tij e bazon në vendimet e Gjykatës. “Jemi përballur në gjykatë dhe ke dalë shpifëse. Je dënuar për shpifje”, tha Veliaj.

Tabaku i është përgjigjur po me akuza, duke e quajtur gënjeshtari më i madh në Tiranë. “Fatkeqësia më e madhe në këtë vend është se përdor SPAK-un si qen sulmi”, tha Tabaku.

Teksa Tabaku e pyeti për vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës për pronësinë e landfillit të Sharrës, Veliaj i lexoi shkresat e kryebashkiakëve të PD në Vorë e Kavajë. Mes të tjerash, Tabaku i kërkoi stafit të komisionit që t’i marrë Veliajt vendimin e këshillit bashkiak, por ai nuk pranoi ta dorëzonte, teksa tha se e ka në dorë dhe i duhet.

Jorida Tabaku: Për çfarë është VKM, për zbatimin e buxhetit. Të kanë autorizuar për zbatimin e buxhetit? Lexoje, po gënjen. Të kujtoj se po bën dëshmi të rreme. Sapo gënjeu nën dëshmi. Administroni provën që kryetari i bashkisë së Tiranës gënjeu në dëshmi. konsultohu me stafin. Po gënjen, z. Veliaj, po gënjen.

Veliaj: Po ç’është ky njeri? Në këshill bashkiak shkohet për buxhetin dhe për pronën. Për sa kohë është prona shtet nuk ka arsye të shkosh në këshill se nuk është prona jonë.

Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak, miratimi vjetor i buxhetit të shtetit, ku thuhet se landfilli i sharrës administrohet nga Bashkia e Tiranës dhe nuk ka fonde për landfillin e Sharrës. Vendimi nr.106 i këshillit bashkiak të Tiranës për buxhetin vjetor.

Këshilli bashkiak ka një autoritet dhe përgjegjësi për të gjitha fondet e Bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak ka përgjegjësinë që nuk i ka kryetari i bashkisë. Mban përgjegjësi për angazhimet 30-vjeçare që ju i keni vendosur në atë mbledhje, kur nuk i keni kompetencë. Zoti Veliaj në nenin 59, shkruhet Këshill bashkiak është pushteti përgjegjës për angazhimin e fondeve buxhetore.

Tabaku: Unë jam shumë e qetë, të kapa në gënjeshtër, të them referoju stafit se di më shumë.

Veliaj: Ka bërë gjithë përshkrimin pika g. Përgjigjja është kjo. Me qetësi! Me qetësi! Këshilli Bashkiak me këtë vendim 106 ka marrë vendime dhe një që quhet pika g. në pikën 7 për angazhimin e bashkisë së Tiranës për landfillin. Gjithë përshkrimi i detyrimeve kontraktuale dhe në pikën g. Këshilli Bashkiak ngarkon kryetarin e Bashkisë të firmosë angazhimin dhe detyrimet që kanë njësitë. Për angazhimin e mësipërm është e nevojshme të planifikohet dhe buxheti.

Tabaku: Në vendimin e Këshillit Bashkiak në cilin nen është, cilën pikë. I cilës datë është.

Veliaj: I të njëjtës datë 28 shtator 2017. Në mars i jam përgjigjur shkresës që jam dakord në parim.

Tabaku: Këshilli bashkiak nuk ka miratuar buxhetin në mars. Si e ke miratuar pa buxhet. Po flasim për një shkresë të 2017. Pse ke angazhuar fonde buxhetore pa autorizimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Është histeri komplet.

Tabaku: Është jashtëzakonisht normale.

Veliaj: Po ç’presion mavri, të kam mundur në Gjykatë.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e pyeti Veliajn nëse njihte Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. Veliaj u përgjigj: “I njoh pasi kam parë fotot me drejtuesit e PD në Zimbabve. I kam parë në foto me Gert Bogdanin, drejtuesin e marrëdhënieve me jashtë në PD”.

“Nuk kam kryer asnjë diskutim, apo udhëtim, jam njohur nga mediat me këto personazhe. Nëse kjo quhet njohje, atëherë i njoh”, iu përgjigj Veliaj.

Sipas Tabakut, kjo nuk ishte e vërtetë dhe i tha kryebashkiakut se “dëshmia e rremë përbën vepër penale”.

Gjatë seancës së sotme, përveç Veliajt është parashikuar të dëshmojë edhe Ëngjëll Agaçi, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Alqi Bllako, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

MË TEPËR

Sport7 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix7 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix7 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix7 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix7 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix7 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix8 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix8 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix8 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix8 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook