Lidhu me ne

Mix

Këshilla për një puthje të mirë…

30,000+ Couple Background Pictures

Puthja, pavarësisht se mund të jetë diçka tepër e bukur, është edhe stresuese. Pse? Sepse në kokë janë gjithmonë pyetjet: “A do t’i pëlqejë?”; “Po sikur të mos e bëj mirë?”; “Po sikur të stepem?”; “Po sikur ajo apo ai të dijë më mirë se unë?”; “Po sikur në të vërtetë të mos puth mirë?”

Harrojeni “Google’-in apo pyetjen e dikujt më të madh në moshë,  sepse përgjigjja është e njëjtë në të dyja rastet:

Hap gojën.

Fut gjuhën.

Thjesht vazhdo.

Merrni parasysh se jeni njerëz në radhë të parë dhe jo objekte që  mund të veprojnë njësoj. Puthja, ashtu si seksi, është diçka intime, prandaj këshilla konkrete nga dikush tjetër është e gabuar. Mënyrë e duhur për të mund të jetë e shpifur për ty.

Disa nga këto këshilla janë kthyer tashmë në mite, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra. Më poshtë do t’ju flasim për këto mite dhe do t’ju tregojmë se ç’duhet pasur parasysh nëse doni një puthje të mirë.

Përdorimi i gjuhës në mënyrë më intensive

Thamë më lart që rregulla shabllon nuk ekzistojnë në veprime intime siç është puthja, por një gjë është e sigurt si pikat mbi i: përdorimi i gjuhës do t’ju japë një puthje të mirë, kurse intensiteti  nuk ndikon fare.

Nuk ka vetëm një mënyrë të përdorimit të gjuhës, por një pafundësi. Këtë pafundësi gjejeni njëherë në krahun tuaj duke “eksperimentuar” me mënyra të ndryshme të përdorimit të gjuhës dhe buzëve.

Gjithashtu ju mund të luani kartën e “eksplorimit”. Ç’ka do të thotë, teksa përdorni gjuhën, prekni me duar belin ose flokët (jo pjesët intime).

Puthja është “dera” për në marrëdhënien seksuale

Jo, na vjen keq, por kjo është e pavërtetë. Të puthësh dikë që pastaj ta çosh në shtrat në mënyrë “të befasishme” është diçka e gabuar.  Të puthësh dikë nuk do të thotë të presësh një marrëdhënie seksuale.  Thjesht shijojeni si një bashkim duarsh apo si një përqafim.

Nuk po themi mos të rezervoni surpriza romantike, por mendojeni puthjen si aktivitet më vete. Mund të puthësh dhe të mos bësh seks. Është diçka shumë normale. Paçka se shoqëria jonë e përdor puthjen si mjet “hipnotizues” për të çuar partnerin/en në shtrat.

Puthjet më të mira ndodhin kur jepen papritur

Një gënjeshtër shumë, shumë e madhe!

Për ta kuptuar këtë mendojeni si një festë surprizë ditëlindjeje. Është emocionuese të kesh njerëzit që do përreth në një moment të tillë apo jo? Por nuk është fare emocionuese të të futin tortën e festës në gojë si “surprizë”.

E tillë është edhe puthja e ashtuquajtur surprizë. Prandaj, duhet të mësoni se si të lexoni drejt gjuhën e trupit pasi ajo do t’ju drejtojë drejt puthjes ose jo.

Nëse jeni bërë për njëri-tjetrin, puthja e parë “do të shpërthejë” fishekzjarrët.

Qetësohuni! Kjo nuk është një komedi romantike. Askush nuk është princesha në majë të kullës e askush nuk është kalorësi i shndritshëm me kalë. Nuk do të ketë as violina kur të takoni buzët e njëri-tjetrit. Në fakt, do të keni përplasje hundësh ose dhëmbësh. (*Nëse përplasni hundët, thjesht ktheni kokën në njërën anë dhe BAM!)

Ndoshta ju mund të urreni të puthni dikë tjetër, prandaj kemi një aktivitet që quhet aktivitet seksual, i cili shërben për të mësuar çfarë duam nga njëri-tjetri, çfarë duam nga vetja dhe ku dy “rrathët” bashkohen me njëri-tjetrin. Nëse nuk po e shijoni diçka, thjesht ndaloni dhe thuajani personit në krah. Ndonjëherë personat nuk kanë kiminë e duhur për të bashkëvepruar ose është diçka e çuditshme në fillim për të mësuar disa gjëra lidhur me trupin e partnerit.

Pra, në vend që të shpenzoni kohë duke lexuar “10 mënyrat se si një vajzë apo djalë duhet të puthë ose do të vdesë i/e vetëm/me” ose duke bërë “sexting” (seks në chat), përpiquni të shpenzoni kohë duke u njohur më mirë dhe duke u ndier rehat me personin që po puthni dhe, natyrisht, duke folur për gjëra që ju mendoni se duhet të ndryshojnë.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook