Lidhu me ne

Mix

5 arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë

Ultimate Guide to Natural Couple Poses in 2022

Je takuar me një burrë në moshë të madhe, gati gati sa e babit tuaj, dhe ndihesh e detyruar për t’u dukur e zgjuar, e bukur dhe e suksesshme në sytë e tij? Kush mund të të fajësojë për këtë? Ndoshta mund të befasohesh nga ideja për të qenë bashkë me të dhe ndoshta do të kuptosh që mosha nuk është aspak ai hendeku për të cilin ke menduar se mund t’ju ndajë. Të paktën jo në shtrat. Ja cilat janë arsyet që mund të të bëjnë bashkë me një burrë në moshë. Të gjithë, ndonjëherë kërkojnë të eksplorojnë!

Të jep siguri në të gjitha mënyrat

Një burrë në moshë është i sigurt në gjithçka që kërkon dhe është rehat me veten. Tashmë, ai e ka kaluar fazën “e vështirë, e pasigurt”, dhe është përshtatur seksualisht me trupin dhe personalitetin e tij. Ai nuk bën përpjekje për t’u hequr ai që nuk është dhe nuk mund të jetë. Është i sigurt në vete dhe ofron siguri në shtrat edhe për ty.

Me të do të kënaqesh

Sepse ai është kaq i sigurt, sa të krijon edhe ty komoditetin për të qenë krejt e lirshme. Kjo paqe dhe qetësi që të krijon e bën marrëdhënien shumë më të mirë, sidomos seksualisht. Nuk ke pse shqetësohesh duke u munduar për të fshehur të metat e tua, sepse ai nuk do të vërë re as më të voglin “defekt”.

Ka eksperiencë

Një djalë i ri mund të ketë energji, zgjuarsi dhe guxim për të provuar çdo lloj loje seksuale, por një burrë në moshë, tashmë e di se çfarë shkon apo nuk shkon në lojërat seksuale, di pikat e forta, por gjithashtu edhe si t’i shfrytëzojë ato për të kënaqur veten dhe ty në shtrat. Eksperienca nuk do të thotë që ka pasur shumë lidhje, por thjesht se tashmë ai di ku të prekë dhe të të drithërojë…

Romanca është e rëndësishme

Ai nuk do të të shqetësojë asnjëherë në rrjetet sociale, as nuk do të kesh vargje portikë dhe romantike në Facebook. Ai mund të jetë romantik, por këtë e tregon në shtrat më shumë se kudo tjetër. Rëndësinë marrëdhënies ai e tregon ballë për ballë, në kontaktin intim dhe kjo është pikërisht ajo që ka nevojë një grua.

Ai nuk i ka qejf lojërat

Është gjë e rrallë nëse ndonjë mashkull në moshë mund të pëlqejë lojërat. Nëse është beqar, ai nuk tregon interes për t’u përkushtuar në lojëra dhe ndërsa kërkon më shumë se kaq, ai e di çfarë do në shtrat. Kjo të bën të ndihesh si një grua e sigurt dhe e gatshme për të fjetur me të pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë më pas.

MË TEPËR

Radar39 minuta më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar44 minuta më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet3 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar4 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix4 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix4 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore5 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Facebook