Mix
Totti dhe Ilary Blasi drejt divorcit pas 17 vitesh martesë dhe 3 fëmijëve
Një bombë (jo shumë) e papritur: Francesco Totti dhe Ilary Blasi janë në fund të historisë së tyre të dashurisë dhe janë gati të ndahen pas 20 vitesh, 17 prej tyre në martesë dhe me 3 fëmijë (Cristian, Chanel dhe Isabel). Ftohja konfirmohet nga qarqe të ndryshme pranë çiftit.
Realisht, ish-kapiteni 45-vjeçar i Romës dhe gruaja e spektakleve, 5 vjet më e vogël, janë prej disa kohësh në krizë. Mes shumë detajeve që dalin në pah orët e fundit, ka ngjallur habi dhe hutim fakti që më 27 shtator të vitit të kaluar, ditën e 45-vjetorit të lindjes, Totti kishte festuar i vetëm: pa praninë e Ilarit.
Jo vetëm kaq: kohët më të fundit, në fillim të këtij muaji, shpërtheu një sherr mes të dyve gjatë një udhëtimi familjar në Castel Gandolfo, por një tjetër dëshmitar flet për një situatë gjithnjë e më të nxehtë dhe të një marrëdhënieje të rraskapitur.
Mos harroni fjalët e Blasit në një intervistë të publikuar së fundmi, në të cilën ajo komentonte: “Me Françesko gjërat funksionojnë, por në jetë nuk i dihet, gjithçka mund të ndryshojë. Unë dua të jem e pavarur dhe të mos varem pas një mashkulli”.
Ndarja e atij që ka qenë një nga çiftet më magjepsëse italiane duket se është e pashmangshme, siç u rilançua edhe nga një pamje paraprake e faqes së internetit Dagospia. Nëse konfirmohet, do të nënkuptonte fundin e një historie dashurie, e cila, siç do ta kujtojnë shumë, u zbulua nga një “bluzë” që Totti mbante nën fanellën e tij të futbollit: “6 unike!” (je unike) të cilën e kishte treguar pas një goli në derbin me Lazion.