Mix
Keni probleme me rënien e flokëve, ja si ta ndaloni
Rënia e flokëve është një problem pas të cilit fshihen shumë shkaqe, të jashtme apo të brendshme, lehtësisht të kuptueshme apo jo. Sipas dermatologëve ka dy lloje të rënies së flokëve: e para është një reduktim gradual i volumit të flokëve. Kjo është më e zakonshme tek gratë e moshuara, por mund të ndodhë edhe tek gratë e reja si një predispozitë gjenetike e ndjeshmërisë së folikulit.
Kjo do të thotë që folikulat e flokëve janë tepër të ndjeshme ndaj niveleve normale të hormoneve mashkullore. Flokët nuk janë një ind thelbësor, që do të thotë që trupi mund të mbijetojë fizikisht edhe pa to, por kur flokët janë gjysma e bukurisë, përse të mos kujdesemi që të marrim të gjitha vlera ushqyese që flokët të rriten të shëndetshëm e të bukur.
Regjimet e sotme janë shumë të varfra në lëndë ushqyese sipas dermatologëve, pasi femrat duan të kujdesen për format fizike, por harrojnë që mungesat e vitaminave, proteinave e mineraleve ndikojnë drejtëpërdrejtë në pamjen e jashtë. Për shembull, mishi dhe vezët kanë të teta aminoacidet esenciale (proteinat) që ju nevojiten, ndërsa drithërat apo frutat e thata vetëm disa prej tyre.Nëse ju merrni proteinat vetëm nga një burim proteinash, kjo gjë do të reflektohet në shëndetin e pamjen tuaj.
Marrja e hekurit është çelësi dhe përsa i përket këtij minerali shumë të rëndësishëm duhet të dini që përthithja e hekurit të mjaftueshëm nga burimet me bazë bimore (jo hekuri i hekurt) është më e vështirë në krahasim me burimet shtazore si mishi. Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur nga burimet natyrale dhe ju duhet të merrni suplemente, sigurohuni t’i kombinoni me vitaminë C, pasi pa të trupi nuk mund ta absorbojë hekurin.