Lidhu me ne

Mix

Ja cilët janë femrat më të preferuara nga meshkujt

Femrat e buta dhe delikate janë dhe më të preferuarat nga meshkujt për një lidhje.

Ky është një fakt i njohur pasi meshkujt janë të prirur që të zgjedhin një femër të dashur të ndjeshme e femërore sesa një femër “alfa” e të fortë. Një zgjedhje e tillë ka një lidhje të ngushtë me atë çfarë është integruar në ADN-të tona qysh prej fillimit të kohës. Pra, ka të bëjë shumë me lindjen dhe qëllimin e ekzistencës sonë.

Më poshtë do të lexoni disa fakte se pse ndodh një gjë e tillë;

A janë meshkujt të tërhequr nga femrat e buta e femërore për shkak se gjenetikisht janë të programuar të jenë “gjinia më e fortë”, apo thjeshtë ka të bëjë me atë se ndihen të kërcënuar nga femrat që janë më të fuqishme dhe më inteligjente sesa ata?

Fatmirësisht, shkenca ka përgjigje për këtë pyetje interesante.

Janë kryer shumë studime të cilat sugjerojnë se numri i meshkujve të cilët faktikisht do të dëshironin të ishin në lidhje me një zonjë të fuqishme e të mençur, është më i vogël sesa ç’pëlqejmë të mendojmë. Një studim interesant, i kryer nga hulumtuesit amerikanë, ka treguar se meshkujt vërtet ndihen të joshur nga femrat më inteligjente dhe më kompetente sesa ata, por vetëm nëse ato femra janë të distancuara fizikisht nga to. Pra, kur është fjala të jenë në lidhje me ato femra, meshkujt nuk preferojnë të jenë në lidhje me një femër më të mençur.

Gjithashtu studimet tregojnë se arsyeja se përse meshkujt vërtet ndihen të kërcënuar nga femrat e fuqishme, të forta e inteligjente, ka të bëjë me arsyen që femrat e tilla janë të “rrezikshme” për egon mashkullore. Për ta ruajtur egon, meshkujt e bëjnë më të mirën për t’u distancuar nga femrat që janë më të mira sesa ata.

MË TEPËR

Mix7 minuta më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix18 minuta më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar3 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar4 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix23 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix23 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix23 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar23 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar23 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix23 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Facebook