Mix
Lori Hoxha më mirënjohëse se Lulzim Basha
Nga apartamenti në 100 mijë euro/ Lori Hoxha i kthen pas 8 vitesh ‘borxhin’ Ilir Shaqirit
Ilir Shaqiri është shpallur mbrëmë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP.
Aventura prej 136 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, arriti ti siguronte balerinit të njohur çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh.
Pas kësaj në rrjet kanë shpërthyer debatet se ky ishte një kthim borxhi ndaj trashëgimtares së Top Channel, Lori Hoxha.
Nëse ktheheni pas në kohë do të kujtojmë që Lori Hoxha ka konkurruar në “Dancing With the Stars Albania ” në vitin 2014, ku ka arritur të shpallet fituese.
Fitore kjo e cili u diskutua për vite me rradhë dhe e ndoqi Lori Hoxhën në çdo intervistë me pyetjen nëse e meritoi vërtetë trashëgimtarja e Top Channel apartamentin që asokohe ishte dhe çmimi i madh i spektaklit.
Lori Hoxha arriti të mposhte në finale këngëtaren nga Kosova, Flaka Krelani, e cila asokohe cilësohej si favorite prej pëlqimit të jashtëzakonshëm nga publiku.
Kryetari i jurisë në “Dancing With the Stars” ka qenë Ilir Shaqiri, i cili thoshte fjalën e fundit. Pra, praktikisht Ilir Shaqiri vendoste fituesin, si profesionisti i vetëm në panelin e jurisë.
Vetë Flaka Krelani ka ironizuar me spaktaklin e mbrëmshëm, ndërsa shkruan në rrjetet sociale se ky ishte asgjë më shumë se një “kthim borxhi”.
“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”. “Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”, ka shkruar Flaka në llogarinë e saj në Insrtagram.