Mix
“Ishte e pabesueshme…”- Amarda Toska rrëfen se si u bë pjesë e “Portokallisë”
Amarda Toska padyshim mbetet një nga emrat më të suksesshëm në showbizin shqiptar.
Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, ajo ka treguar për herë të parë se si u bë pjesë e emisionit humoristik, “Portokalli’.
Ami, është shprehur se asnjëherë nuk e kishte menduar se do t’i jepej mundësia të bëhej prezantuese.
Kjo pasi ajo vinte nga shkolla e baletit dhe nuk kishte patur kurrë eksperienca në botën televizive.
“Gati gati e pabesueshme. Kur mu propozuar dhe kur kam shkuar për audicion, realisht nuk e mendoja. Ishte një gjë që mu tha edhe nuk e besoja që do më jepej mundësia që ta bëja.
Edhe kam shkuar disi pa emocione sepse e dija që nuk do ishte gjëja ime në fund të fundit.
Pastaj kur më thirrën për herë të dytë, ka diçka që do më çoj më tej. Mirëpo nuk e besoja deri në momentin kur ishte audicioni final. Aty kam pasur edhe një lloj presioni.
Ishte emër i madh, peshë e madhe të mbaje atë pozicion. Unë vija nga baleti, kisha eksperienca sporadike, fare të papërfillshme për të mbajtur emrin e ‘Portokallisë’.”- u shpreh Ami.