Mix
Përplasje me produksionin e BBV? Binjakët Veshaj bëjnë veprimin e papritur ndaj motrave Hoxha dhe Arbana Osmanit
Aktori Donald Veshaj edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh të “Big Brother Vip”, gjatë qëndrimit në shtëpi ka marrë shumë surpriza, ku më e rëndësishmja është projekti për të zhvilluar emisionin “Më lër të flas”, së bashku me vëllain e tij Romeo Veshaj. Megjithatë nuk dihet nëse ky projekt do të realizohet pasi po qarkullojnë lajme, që emisioni i binjakëve nuk do të fillojë, pas disa përplasjeve me produksionin. Dyshimet janë shtuar më shumë nga veprimi i fundit i vëllezërve Veshaj në rrjetet e tyre sociale.
Donald dhe Romeo Veshaj kanë vendosur të fshijnë nga lista e ndjekësve të tyre produksionin e BBV, motrat Sara dhe Lori Hoxha madje edhe moderatoren Arbana Osmani, duke shtuar kështu dyshimet se mund të ketë pasur një përplasje të mundshme pas finales së të premtes.
Një detaj tjetër që është vënë re ditën e djeshme është se Romeo Veshaj, ka fshirë nga “bio” e llogarisë së tij zyrtare në Instagram emisionin “Më lër të flas”.
Kujtojmë së pas daljes nga “BIG Brother Vip”, aktori Donald Veshaj ka bërë reagimin e parë ditën e djeshme përmes një videoje që publikoi në Instagramin e tij. Ai tha se ka vendosur që ato 100 mijë euro që nuk i fitoi, t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.
Donaldi u shpreh se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.
“Nuk e di si mund ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, kanë qenë realisht shumë. Nuk e di si t’jua shpreh mirënjohjen është ndjenjë fantastike. Asnjëherë nuk e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora.
Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshin do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehu Donald Veshaj.
Pasi uroi Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e fton që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë. Ai thotë se kjo nismë është diçka e mirë që mund të bëhet për një komb që i ka mbështetur.
“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, tha ai. /Panorama Plus/