Lidhu me ne

Radar

“Duhet t’i thuhet ndal kësaj”/ Fatos Lubonja i bashkohet protestës së banorëve të “5 majit”: ‘Çfarë sheh në kodër, prite në votër’.

“Duhet t’i thuhet ndal kësaj”/ Fatos Lubonja i bashkohet

Banorët e zonës “5 Maji” në Tiranë kanë dalë në protestë këtë të diel kundër projektit që parashikohet për prishjen e banesave të tyre.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe analisti Fatos Lubonja në mbështetje të banorëve.

Në një prononcim për mediat ai e cilëson këtë një projekt kriminal teksa theksoi se qeveria iu ka vënë rruspat banorëve për t’i hapur rrugë lavatriceve të pastrimit të parave.

“Këtu është e qartë që gjithë këto shtëpi janë ndërtuar me mundim të gjatë, me djersë. Ca thonë janë zaptuar toka, po këtu është një djersë njerëzore e një jete. Ky projekti është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit, por qeveria është qeveria e krimit prandaj ju ka vënë ju ruspat për t’i hapur rrugën lavatriçeve të parave. Është një problem i gjerë që përfshin gjithë Shqipërinë, ju jeni një pjesë.

Thotë një fjalë e vjetër popullore, ‘çfarë sheh në kodër, prite në votër’. Me sa e shoh unë këtë punë, kjo bandë kriminale, fiton me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz që e shohin në kodër, thonë s’po më vjen në votër”, deklaroi Lubonja.

Ai deklaroi më tej se duhet të jemi këtu me mbrojtur këtë shoqëri, që po e ha kjo bandë. “Duhet me i thënë ‘ndal’ kësaj”, ishte thirrja e Lubonjës.

Banorët deklaruan se nga ana e shtetit nuk ka asnjë argument për t’u përballur me ta për shembjen e shtëpive dhe se gjithçka është e kundraligjshme.

“Për sa kohë ato heshtin e pranojnë që ne kemi të drejtë dhe gabim janë ata. Caktojnë një datë, nuk është pa qëllim se kemi një mega aferë, inceneratorët. Duhet të japin llogari si e kanë marrë vendimin, ku janë bazuar, si është procesi i vendimmarrjes. Kjo gjë nuk ka ndodhur, është thjesht e kundraligjshme.

Plani është miratuar gjatë pandemisë, 3 prill 2020 dhe doli për publikun 2 javë përpara. U desh 2 vjet që të bëhej transparent një plan i miratuar në 2020. Ne nuk dimë asgjë, se si e kanë marrë vendimin”, thanë banorët.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar6 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix8 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix8 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix8 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix8 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar8 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix9 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix9 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix9 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook