Mix
Keni dhimbje shpine? Ja si duhet të flini
Njerëzit shpesh janë të detyruar që të durojnë dhimbje të ndryshme në trupin e tyre. Dhimbja e shpinës është dhe më e zakonshmja, ndonëse dhimbja mund të ndihet në çdo pjesë të shpinës.
Dhimbja e shpinës zakonisht largohet vetvetiu brenda pak ditëve, javëve apo muajve, varësisht nga çfarë e ka shkaktuar dhe në çfarë shkalle është. Sidoqoftë, mund të jetë shumë e vështirë të jetohet me të, e posaçërisht për ata që vazhdimisht përjetojnë dhimbje të tilla.
Kjo dhimbje mund të shkaktohet apo keqësohet nga qëndrimi i keq, andaj është e rëndësishme të qëndroni drejt dhe të uleni mirë për t’i parandaluar problemet e tilla.
E njëjta gjë vlen edhe kur flini, pasi që pozicione të caktuara vetëm sa mund t’jua keqësojnë këtë dhimbje.
Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, pozita më e mirë për të fjetur është, faktikisht në shpinë. Kjo për shkak se shtrirja në shpinë ofron mbështetje për shpinën dhe nuk e ngarkon atë. Në anën tjetër, pozita më e keqe për të fjetur është në bark, sepse kjo pozitë nuk ofron fare mbështetje për shpinën dhe shkakton stres në qafë.