Lidhu me ne

Mix

Veshjet intime nuk duhet t’i vishni më nëse shfaqin këto shenja

Të brendshmet janë një pjesë shumë intime e veshjes, të cilat qëndrojnë shumë në kontakt me trupin tonë dhe me pjesët më delikate të trupit siç janë organet gjenitale. Për këtë arsye, mjekët gjinekologë këshillojnë vazhdimisht mbi llojet e mbathjeve të cilat nuk duhet t’i mbani. Arsyeja është e qartë: mbledhin papastërti, të cilat mund të shndërrohen në infeksione të rrezikshme në lëkurë apo në organet intime. Ja si ta dalloni se mbathjet që keni blerë nuk duhet t’i vishni më:

Kur mbathjet mbajnë erë: Kjo tregon se materiali i tyre mund të jetë një sintetik jo i mirë që i mban papastërtitë në sipërfaqe, duke i vënë mikrobet në kontakt me lëkurën gjenitale.

Kur edhe pasi i lani, mbeten njolla të verdha: Nuk është faji i detergjentit, është faji i copës së mbathjeve tuaja. Ajo është aq jo-cilësore saqë jo vetëm i mbledh papastërtitë, por ato ngecin nëpër të dhe s’ka enzima që të mund t’i largojnë prej tyre.

Kur pasi i lani, shikoni një njollë çngjyrosjeje: Sekrecionet femërore përmbajnë aciditet dhe mbathjet cilësore janë prodhuar me material që të mos çngjyrosen nga mukoza gjenitale. Nëse mbathjet duken si të jenë të çngjyrosura me acid, duhet t’i zhdukni menjëherë.

Kur shihni se u ka dalë ngjyra: Një cope që i del ngjyra shpejt nuk duhet veshur as në bluzë, aq më pak të veshësh mbathje, boja e të cilave është aq e keqe saqë mund të shkojë aty ku nuk duhet.

Kur zgjerohen dhe ju varen: Në këtë rast, hidhini menjëherë. Materiali i tyre nuk është bërë për t’ju mbrojtur. Duke mos ju mbuluar siç duhet, lejojnë hyrjen e mikrobeve.

Kur janë tepër të ngushta: Në këtë rast ju krijojnë irritime duke u fërkuar me lëkurën rreth organit dhe kofshëve. Këto irritime mund të shndërrohen në infeksione shumë të rrezikshme, pasi pjesa e skuqur/enjtur e lëkurës dobësohet duke humbur substancat që e mbrojnë.

I mbani pastër, por i keni prej kohësh: Nuk mund t’i mbani mbathjet më shumë se 1 vit e gjysmë. Kujdesuni të blini mbathje të reja herë pas here dhe hidhini ato që keni shumë kohë që i përdorni.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook