Radar
Elvi Fundo: Afera e inceneratorëve ka mbrapa politikanë dhe pronarë mediash!
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Elvi Fundo tha se janë të shumta shkeljet ligjore në aferën e inceneratorëve. Fundo tha se në skemën e përdorur fshihen politikanë dhe pronarë mediash.
Fundo tha se televizionet dhe portalet, janë paguar nga inceneratorëve, me shifra marramendëse.
Fundo renditi disa nga shkeljet që kanë ndodhur me inceneratorët:
1-Nuk ka pasur garë reale, gara ka qenë fiktive. Kosto 178-430 milionë euro
2 – Funksionimi dhe mirëmbajtja kushton shumë.
3- Nuk ka pasur studime fizibiliteti, është mashtruar me to
4- Sot Shqipëria ka paguar 100 milionë euro për inceneratorë: Dy nuk punojnë, i treti nuk ekziston.
5 – Për të paguar zullumin janë paguar mediat, janë krijuar skema për të marrë para, është mashtruar me TVSH-në.