Lidhu me ne

Kryesore

700 mijë eurot e Metës, sot një shofer i ministrit socialist i ka ‘pare xhepi’.

Pse mbahet gjallë, dhe çfarë mundohet të fshehë, miti i ‘së babëziturës LSI’

…aq sa një ministri të LSI i quhej ‘korrupsion i madh’, shtoni edhe 150 mijë të tjera, dhe një shofer i ministrit socialist i ka ‘pare xhepi’.

Pse mbahet gjallë, dhe çfarë mundohet të fshehë, miti

Alfred Lela

Ka pasë një dakordësi publike, e pranuar si pjesë të aksiomave urbane që nuk kanë nevojë për vërtetim, ngaqë shfaqen si të vetëmjaftueshme, se Ilir Meta dhe partia e tij, LSI, ishin gjithë çka nuk shkonte me qeveritë e Shqipërisë. Në fillim Partisë Demokratike, e cila bashkëqeverisi për një mandat në vitin 2009, dhe më pas të Partisë Socialiste që provoi një martesë, jo dhe aq të lumtur, po katër vjeçare, me Ilir Metë kingmaker-in në vitin 2013.

Nëse qeverisja ngecte, ishte faji i bashibozukërisë të LSI; nëse njollat e korrupsionit përhapeshin, kush tjetër e meritonte fajin mbi shpinë veç tahmaqarëve të Metës; nëse Shqipërisë nuk po i dilte fati i bardhë, aq i bukurshkruar në manualet e premtimeve të fushatës, që fluturonin mbi kryet e votuesve si bulla papnore, sërish faji ishte i korbit ndjellakeq të Monës dhe fishkullave të saj.

Jo se LSI nuk e kishte dorën, me gjithë thonj e deri në bërryl, në pilafin e gjësë publike dhe në detin kos të qylhanes së pushtetit, por koha jeton edhe për të nxjerrë jashtë vetes shpërpjestimin, që e mbjellin si Odisea kripën në rërë, njerëzit.

Sot LSi dhe Ilir Meta janë, të paktën pjesërisht, të rivendikuar. Duke kujtuar bëmat dhe gjëmat e ‘gjysmës më të mirë’ të mollës socialiste, PS-së së Edi Ramës, gjatë katër vjetëshit të dytë të qeverisjes, e kupton se miti i LSI-së së keqe, ishte asgjë më shumë se legjenda për të cilën ‘vëllai i madh’ përkujdesej në veçanti. Korrupsioni socialist e bën sot atë lsist të duket një amatorizëm.

Krahasoni për një moment vetëm shifrat e korrupsionit ‘të përfolur’ të dy aktorëve politikë. Për Ilir Metën u bë zhurma e madhe e bllokut të vogël të zi, kur ai ishte në pushtet me Berishën dhe PS në opozitë luante virgjëreshën (jo atë të horoskopit). Shuma e korrupsionit në videon e famshme jepej si 700 mijë euro. Përballeni pak me qindra miliona eurot ‘e përfolur’ të inceneratorëve. Apo, kujtoni një episod tjetër të socializmit beatnik. 850 mijë eurot në makinën e shoqëruesit të ish-ministrit të Brendshëm që u kapën në Elbasan. Pra, aq sa një ministri të LSI i quhej ‘korrupsion i madh’, shtoni edhe 150 mijë të tjera, dhe një shofer i ministrit socialist i ka ‘pare xhepi’.

Kur Edi Rama, në vitin 2017, e kërkonte timonin të gjithin për vete, edhe e mori. Me pretendimin se LSI nuk e linte të qeveriste, se ajo ishte e babëzitur dhe hajdute. Shumë i jepnin të drejtë Ramës asokohe, përfshirë autorin e këtyre radhëve, por sidomos shefi i PD, Lulzim Basha, që i binte fyellit, ndueshytasi, mu në vrimën e kryeministrit.

Rama siguroi më shumë se timonin me fitoren e 2017. Ai gjymtoi Partinë Demokratike, duke e futur në imagjinatën publike si aksesor të vetin, margjinalizoi LSI, edhe pse kjo forcë katërfishoi mandatet parlamentare dhe mori Presidencën, duke i hapur kështu rrugë një peizazhi politik njëpolësh, i cili fuqinë më të madhe e ka nga forca që i jep pushteti për të relativizuar, fshehur dhe shitblerë ngjarjet, sentimentet dhe fenomenet.

Prodhim i këtij mbipushteti është, për shembull, degjenerimi i opozitës, e cila ka marrë në thua në gurëvarrin e vet. Apo konsensusi i heshtjes për aferën e inceneratorëve. Më tej ende, procesi i përbindëshëzimit të Presidentit të Republikës. Aq sa, një pjesë e komentatorëve dhe mediave, sot pas vendimit të Kushtetueses për ‘shfajësimin’ e Ilir Metës, shfrynin ndaj trupës së gjyqtarëve. A thua se në këtë vendin tonë çdo gjë është daneze, që nga qeverisja, media e shoqëria, dhe vetëm Presidenca është copa që del jashtë këtij mozaiku skandinav. Në këtë republikë të prapambetur të mendimit, kur jo balanca, por epshi ka rëndësi.

Edhe pse Rama ua ka dhënë territorin ku mund të këndohet bandi, dandi, kandi, randi, Roft` e qoftë Zullulandi!, ata sërish duan të kthehen në të shkuarën, ku banon imagjinarja e Metës dhe LSI-së së korruptuar. Kryet, që e zgjasin në stërmundim, nuk ua pengon as ai mal i lartë i qeverisjes me një timon, as timonieri suprem, i cili djeg në inceneratorin e Shqipërisë së vitit 2030 ‘ministrin kampion’ dhe ‘kokën e turkut’.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook