Mix
A është zbokthi sëmundje?
Shumica e njerëzve kanë zbokth të paktën në një moment të jetës së tyre, por kjo gjendje është më e zakonshme në adoleshencë deri në moshën e mesme.
Ka disa shkaqe të ndryshme që ndikojnë në shfaqjen e zbokthit, që sipas dermatologëve mund të etiketohet edhe si sëmundje. Ja disa prej shkaqeve:
- Dermatiti seborrheik ( lëkura e kokës bëhet më e irrituar, me yndyrë dhe për pasojë shkaktohet zbokthi)
- Reaksionet alergjike
- Psoriaza
- Dieta ushqimore( personat që kanë mangësi të zinkut, vitaminës B6 dhe acideve yndyrore omega-6 kanë më shumë gjasa për të pasur zbokth).
- Ekzema etj
Faktorë të ndryshëm rrisin rrezikun e shfaqjes së zbokthit, ja disa prej këtyre faktorëve:
- Mosha
- Moti
- Niveli i stresit
- Problemet shëndetësore
- Lloji i produkteve të flokëve që përdorni
Higjena e dobët nuk është një faktor, por ndikon në shumimin e zbokthit.