Radar
Berisha thirrje qytetarëve: Përgatituni për protesta të fuqishme
Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protesta të fuqishme.
Teksa foli për “aferën” e inceneratorëve nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se qytetarët duhet të ngrihen ndaj përpjekjeve që po bëhen për të mbuluar këtë çështje.
Ai u ndal edhe te ndërtimi i Portit të Durrësit, ku përveç kryeministrit Edi Rama, Berisha hodhi akuza edhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
“U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të përgatiten për protestat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë vjedhjeje dhe korrupsioni që po hidhet mbi ju, këtë përpjekje djallëzore për të mbuluar këtë aferë, më të madhen të zbuluar deri më tani. Por që është jo më shumë se 1/10 e aferës së Portit të Durrësit, në të cilën është Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim bravën”, tha Berisha.