Mix
Meshkujt e shkurtër janë më nevrikë dhe…
Sipas një studimi të kryer nga Qendra e Kontrollit të sëmundjeve në Atlanta në të cilin janë marrë në pyetje 600 meshkuj të moshës 18-50 vjec mbi mënyrën sesi e perceptonin veten e tyre, femrat, qëndrimin që kishin ndaj drogës, alkoolit. dhunës dhe krimit rezultoi se shumica e meshkujve të cilët kanë vetëbesim të ulët dhe nuk janë të sigurtë tek vetja e tyre kanë më shumë prirje për të kryer vepra kriminale.
Disa vite më parë në universitetin e Oksfordit është bërë studimi: “Sindromi i njeriut të shkurtër” dhe shkencëtarët zbuluan se gjatësia është shumë e rëndësishme tek meshkujt.
Personat e shkurtër kanë ndjenja të forta të cenueshmërisë dhe kanë nivel më të lartë të paranojës.
Thuhet se ata janë më agresivë dhe të dhunshëm sesa meshkujt me një gjatësi mesatare.