Lidhu me ne

Mix

Fëmija juaj nuk flet? Mjekët pediatër kanë këto 10 këshilla prindërimi për ju

Shpesh prindërit pyesin se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar fëmijën e tyre në shtëpi për të rritur aftësitë sociale dhe ato gjuhësore.

Në fakt këtë nuk duhet ta mendoni si një punë të dyfishtë, sidomos ju nënat. Në vend të kësaj mund të kërkoni mënyra për t’i përfshirë ato në rutinën e bebit tuaj dhe në ndërveprimet e përditshme në lojëra. Më poshtë keni të përpiluar një listë me këshilla të provuara dhe të vërteta që ndihmojnë në zhvillimin gjuhësor dhe shoqëror të fëmijëve. Ju mund t’i përdorni këto sugjerime për fëmijët që zakonisht mund të kenë një vonesë në të folur.

1.Bëjini lëvdata pozitive, sidomos kur menjëherë fëmija juaj ndjek udhëzimet që ju i jepni, kur flet ato që i thoni apo kur demonstron shkathtësi dhe sjellje të duhura sociale.

2.Përdorni një fjalor sa më të lehtë për të dhe shumë ekspresiv. Ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë fjalorin e tij duke e pasuruar atë me frazat që thonë, duke folur përmes veprimtarive që po bëjnë dhe duke u bërë atyre pyetje gjatë leximit të librave ose kryerjes së detyrave në mënyrë që të zhvilloni biseda.

3.Jini vizualë. Përpiquni që gjithçka që i mësoni fëmijës suaj të jetë diçka e dukshme për t’u parë ose diçka fizike. Imazhet nga Google mund t’ju ndihmojnë t’i tregoni atë që doni. Kur një fëmijë nuk mund ta imagjinojë dot një fjalë të re që po i thoni, shpjegojani atë me imazhe.

4.Jepni shembull sjelljen e duhur. Kur fëmija juaj përdor gramatikë të gabuar ose fjali të paplota, modeloni fjalën përsëri duke përdorur strukturën e duhur të fjalisë. Theksoni gabimin e fjalës që keni caktuar dhe tregojini fëmijës se si duhet ta thonë në vend të fjalës që ai thotë.

5.Bëni fëmijën tuaj të përsërisë udhëzimet mbrapa jush. Kështu do të siguroheni se ata e kanë kuptuar saktësisht atë që ju prisni dhe do t’u jepni mundësi atyre të bëjnë ndonjë pyetje.

6.Bëni pyetje të hapura (pyetje që nuk e kanë vetëm po ose jo përgjigjen). Kështu fëmija juaj duke u përgjigjur do të ketë mundësi të praktikojë shprehitë gjuhësore me përgjigje më të gjata. Pra pyeteni fëmijën rreth gjërave që ka mësuar në kopësht apo shkollë, apo prisni komentet e tij për një libër ose një film të caktuar.

7.Lexoni, lexoni, lexoni. Ndaloni pasi kaloni çdo dy faqe dhe diskutoni me fëmijën për atë që keni lexuar. Pyesni fëmijën tuaj rreth ngjarjes (kush, çfarë, kur, ku, pse) për të folur për atë që po ndodh në histori. Gjithashtu, bëni pyetje rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më pas dhe flisni për emocionet / ndjenjat e personazheve në histori. Ju mund të diskutoni edhe për problemet e personazheve në tregim dhe se çfarë mund të bëjnë ata për t’i rregulluar.

8.Përdorni fotografi për të praktikuar formimin e fjalive. Shikoni fotot në libra dhe bëni që fëmija juaj të krijojë një fjali të plotë dhe gramatikisht korrekte për secilën foto që sheh. Nëse fjalitë janë të shkurtra, i ndihmoni ata të mendojnë për mënyrat e zgjerimit dhe të bëjnë fjalinë më të gjatë dhe më të komplikuar.

9.Së pari merrni vëmendjen e tyre. Në vend që t’i thoni fëmijës “Shko merri lodrat e tua”, më mirë fitoni njëherë kohë duke i thënë “Më shiko pak, të lutem? Mund të shkosh t’i marrësh lodrat e tua”.

10.Krijoni lojëra. Luani lojëra gjuhësore për të bërë praktikë në shtëpi./Burimi ”Për nënat”

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix19 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix19 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix19 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix19 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix19 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix20 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix20 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix20 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix20 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook