Lidhu me ne

Mix

Ç’duhet të dini për sëmundjen më të zakonshme të lëkurës

Dermatiti atopik është sëmundje kronike e lëkurës e cila shkaktohet nga reagime alergjike. Fjala “atopike” do të thotë se gjasat për tu prekur nga kjo sëmundje, asma apo alergjitë e pluhurit janë në një farë forme të trashëguara. Ndërsa “dermatits” do të thotë se lëkura është e skuqur dhe shkakton kruarje.

Dermatiti atopik zakonisht fillon qysh në foshnjëri dhe vazhdon deri në fëmijëri. Në faza të caktuara simptomat e kësaj sëmundje përkeqsohen më shumë se zakonisht, dhe në mjekësi këto faza quhen reagime. Pas këtyre reagimeve më të ashpra, lëkura fillon të shërohet.

Gjatë kësaj kohe mund të mos ketë fare simptoma të kësaj sëmundje. Kjo fazë e “zhdukjes së sëmundjes” mund të zgjasë disa javë, muaj apo edhe vite. Disa fëmijë shërohen nga dermatitit atopik gjatë rritjes, ndërsa të tjerë vuajn nga kjo sëmundje edhe pasi të rriten. Mirepo, pas rritjes, reagimet e dermatitit janë më të lehta se sa në fëmijëri.

Faktorët që ndikojnë në shfaqejen e dermatitit:

  • Trashëgimia: sëmundje trashëguese multifaktoriale, mendohet se konstitucioni atopik më shpesh trashëgohet nga nëna.
  • Çrregullimet imunologjike dhe fiziologjike
  • Alergjenët e ndryshëm, irrituesit
  • Kushtet klimatike
  • Infeksionet sekondare të lëkurës
  • Ekspozimi intensiv ndaj alergjenëve të ushqimit në muajt e parë të jetës mund t’i kontribuojë sensibilizimit alergjik të fëmijëve

Si mund ta parandalojmë dermatitin atopik?

Pacientët me dermatit atopik duhet të kufizojnë ekspozimin ndaj faktorëve mjedisorë dhe kimikë të njohur që shkaktojnë përkeqësime të situatës, si për shembull ndryshimet e shpejta të temperaturave, moti shumë i ftohtë, si edhe veshjet e leshta, ose sintetike.

Këshilla për trajtimin e dermatitit atopik:

  • Shmangia e faktorëve irritues si detergjentët, sapunët e fortë, kimikatet.
  • Përdoreni rroba të buta
  • Përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës gjatë ekspozimit në diell
  • Në rastet kur dermatiti atopik mund të acarohet nga ushqimet, vendimi për heqjen e ndonjë ushqimi nga dieta e fëmijës do të merret vetem pas konsultimit me mjekun alergolog.
  • Përdorimi i kremrave hidratues është thelbësor në kujdesin ndaj dermatitit atopik
  • Nëse j’ua përshkruan mjeku duhet të përdorni kremra me përmbajtje kortizoni.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook